🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,693 ▼0.25%
DOW 53,289 ▼0.51%
NASDAQ 26,361 ▼0.16%
NAFTA 85.49 ▲2.51%
ARI 4,494 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,180 ▼ -0.66% ETH $2,456 ▼ -0.37% XRP $1.3718 ▼ -1.87% SOL $102.9700 ▼ -3.12%
S&P 500 7,693 ▼0.25 % DOW 53,289 ▼0.51 % NASDAQ 26,361 ▼0.16 % NAFTA 85.49 ▲2.51 % ARI 4,494 ▼0.8 % S&P 500 7,693 ▼0.25 % DOW 53,289 ▼0.51 % NASDAQ 26,361 ▼0.16 % NAFTA 85.49 ▲2.51 % ARI 4,494 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Politika

20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, Rama: S’do jenë nëpër klasa, por vetëm ambiente të përbashkëta. Rrisim sigurinë e fëmijëve

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur zbatimi i projektit për pajisjen e shkollave me kamera inteligjente, me synim rritjen e sigurisë së nxënësve dhe reagimin më të shpejtë ndaj situatave problematike.

Gjatë prezantimit të projektit, Rama tha se në Tiranë janë pajisur tashmë 20 shkolla me sistemin e ri të kamerave, ndërsa theksoi se ky është vetëm fillimi i një procesi që do të shtrihet gradualisht në të gjitha shkollat.

Kryeministri e lidhi këtë nismë me një tragjedi të ndodhur më herët në një shkollë të Tiranës, ku humbi jetën Martin Cani, ku sipas Ramës, sistemet ekzistuese të kamerave nuk kishin mundur të ndihmonin sa duhej në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

“Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti frymën e mbarë Shqipërisë, kamerat nuk na ndihmuan dot mjaftueshëm për të kuptuar dinamikën e asaj ngjarjeje. Atëherë unë bëra një zotim; do të sjellim Shqipërinë në nivelin më të lartë të teknologjisë për të forcuar si asnjëherë më parë sigurinë në shkolla”, tha Rama.

Rama theksoi se kamerat inteligjente ndryshojnë nga sistemet e mëparshme, pasi nuk shërbejnë vetëm për monitorim, por mund të sinjalizojnë në kohë reale drejtuesit e shkollave, punonjësit e sigurisë dhe Policinë e Shtetit.

“Sot, ky zotim ka nisur të bëhet realitet. Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente, të cilat janë një mjet me aftësi të jashtëzakonshme në duart e drejtuesve të shkollave, punonjësve të sigurisë, por natyrisht edhe të vetë prindërve.”

Sipas Ramës, sistemet e reja do të vendosen në të njëjtat hapësira ku kanë qenë kamerat e vjetra, por do të kenë mundësi më të avancuara për identifikimin dhe sinjalizimin e situatave të dyshimta.

“Ato jo vetëm shohin, por edhe sinjalizojnë në kohë reale drejtoria, punonjësit e sigurisë apo vetë Policinë e Shtetit, duke i ndihmuar ata të kapin shpejt sinjalin, të kuptojnë shumë më mirë për çfarë bëhet fjalë dhe të ndërhyjnë pa humbur kohë. Zotimin e bërë pas asaj tragjedie, do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle, me teknologjinë në shërbim të njeriut dhe me sigurinë e fëmijëve mbi gjithçka”, u shpreh Rama.

Kryeministri inspektoi edhe gjimnazin “Partizani” në Tiranë, një prej 20 shkollave ku është instaluar sistemi i kamerave inteligjente në kuadër të projektit Smart City.

Rama informoi se kamerat inteligjente nuk janë vendosur brenda klasave, por në ambientet e përbashkëta të shkollës, aty ku kanë qenë edhe sistemet e mëparshme të monitorimit. Ndryshimi, sipas kryeministrit, qëndron te teknologjia e re, e cila mund të identifikojë situata problematike dhe të dërgojë sinjalizime në kohë reale te personat përgjegjës.

“Kamerat do të jenë vetëm në ambientet e përbashkëta dhe jo nëpër klasa. Unë personalisht do doja të kishte edhe në klasa, pasi kemi parë se sa shumë ndihmon në rregullin dhe kundër kopjet, por meqë ka një kufizim të qartë sa i përket vendeve të BE-së, ne nuk do luftojmë me këtë kufizim. Nëse prindërit do e duan, do e shohim, por ne nuk kemi këtë qëllim”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.