⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.11% ETH $2,245 ▲ +0.42% XRP $1.1660 ▼ -1.74% SOL $89.9800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

40-vjetori i Radios “Jehona e Shqipes”, Hoxha: Zëri që ka mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare në zemër të Evropës

Në Bruksel u zhvillua ceremonia e 40-vjetorit të radios “Jehona e Shqipes”, një nga zërat më të rëndësishëm të diasporës shqiptare në Evropë.

Në këtë aktivitet mori pjesë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili e cilësoi radion si një institucion që ka mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare për katër dekada.

Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxha, u shpreh se, “Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në Bruksel në festimin e 40-vjetorit të Radios ‘Jehona e Shqipes’, zëri që për katër dekada ka mbajtur gjallë gjuhën, kulturën dhe shpirtin shqiptar në zemër të Evropës.”

Ai shprehu mirënjohje për themeluesin Sakip Skepi dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Mirënjohje për Sakip Skepin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët, me pasion, përkushtim dhe dashuri për shqiptarinë, kanë bërë që shqipja të jehojë larg atdheut, duke forcuar ndër vite lidhjet e komunitetit tonë në Belgjikë dhe më gjerë.”

Në vijim, Hoxha theksoi rolin e radios si një urë bashkimi dhe vatër kujtese për diasporën, duke shtuar se, “Për 40 vite, ‘Jehona e Shqipes’ ka qenë më shumë se një radio: ka qenë urë bashkimi, vatër kujtese, zë identiteti dhe dritare komunikimi për mijëra bashkatdhetarë; një institucion i fjalës së lirë që ka zhbërë distancat dhe ka bashkuar zemrat e diasporës shqiptare në Belgjikë dhe në mbarë Evropën.”

Ministri vuri në dukje edhe rolin e diasporës shqiptare si pjesë e pandashme e rrugëtimit evropian të Shqipërisë.

“Diaspora shqiptare, ‘atdheu jashtë atdheut’, mbetet jo vetëm një burim frymëzimi dhe krenarie, por edhe bartëse besnike e identitetit tonë të përbashkët, e vlerave dhe aspiratës sonë evropiane. Sot, ajo nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, por edhe bashkëudhëtare aktive dhe partnere e pandashme në rrugëtimin tonë për Shqipërinë evropiane.”

Në fund, Hoxha shtoi se “Kudo ku ruhet e zhvillohet shqipja, kultivohet, transmetohet dhe jeton edhe shqiptaria.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.