🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.75 ▼1.2%
ARI 4,216 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,920 ▲ +1.04% ETH $2,561 ▲ +2.28% XRP $1.4105 ▲ +1.23% SOL $112.5400 ▲ +2.88%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.75 ▼1.2 % ARI 4,216 ▼0.02 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.75 ▼1.2 % ARI 4,216 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kronika

44% e ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha kanë ndërmarrë aktivitete inovacioni

Rreth 44% e ndërmarrjeve që operojnë në Shqipëri kane përqafuar teknologjinë dhe inovacionin ne vitet 2022-2024. Rritja e aktiviteteve inovative ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave dhe në zgjerimin e punësimit.

Në vitet 2022–2024, rezulton se 44% e ndërmarrjeve me 10 ose më shumë të punësuar kanë ndërmarrë aktivitete inovacioni. Në këtë kategori përfshihen ndërmarrjet që kanë prezantuar inovacione në produkte ose procese biznesi, si edhe ato që kanë pasur aktivitete inovative të papërfunduara ose të braktisura gjatë periudhës së vrojtuar.

Në rezultatet e publikuara nga INSTAT, aktivitetet e Informacionit dhe Komunikacionit rezultojnë me nivelin më të lartë të inovacionit, ku 68% e ndërmarrjeve janë aktive në inovacion. Ndërmarrjet në aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit kanë rezultuar aktive në inovacion me 55,1%, ndërsa ndërmarrjet në aktivitetin e Energjisë elektrike, furnizimit me gaz, avull dhe ajër të kondicionuar kanë rezultuar aktive në inovacion me 45,0%

Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, aktiviteti i inovacionit rezultoi më i pranishëm në grupin e ndërmarrjeve të mëdha, me mbi 250 të punësuar, ku 66% e tyre kanë zhvilluar aktivitete inovative. Ndërkohë, ndërmarrjet e mesme, me 50–249 të punësuar, kanë rezultuar aktive në inovacion me 54,3%.

Rezultatet e vrojtimit tregojnë se rritja e aktiviteteve inovative ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave nga shitja dhe në zgjerimin e punësimit në ndërmarrje. Shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet aktive në inovacion janë rritur me 4 pikë përqindjeje. Në vitin 2024, këto shitje përbënin 62% të totalit të shitjeve neto të ndërmarrjeve të vrojtuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.