☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,709 ▼0.29%
DOW 53,543 ▼0.05%
NASDAQ 26,407 ▼0.51%
NAFTA 83.37 ▼0.19%
ARI 4,530 ▼2.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,819 ▼ -3.29% ETH $2,440 ▼ -3.09% XRP $1.3866 ▼ -4.81% SOL $104.6100 ▼ -2.99%
S&P 500 7,709 ▼0.29 % DOW 53,543 ▼0.05 % NASDAQ 26,407 ▼0.51 % NAFTA 83.37 ▼0.19 % ARI 4,530 ▼2.87 % S&P 500 7,709 ▼0.29 % DOW 53,543 ▼0.05 % NASDAQ 26,407 ▼0.51 % NAFTA 83.37 ▼0.19 % ARI 4,530 ▼2.87 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Ekonomia

5.6 mld euro jashtë bankave, rekord historik për vendin

Paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar arriti shifrën 523 miliardë lekë në muajin korrik, ose 5.6 mld euro, çka përbën rekordin historik të të gjitha kohërave.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se Shqipëria është duke u përmbytur nga një valë e paprecedentë cash-i në ekonomi, e cila, përveç trendit natyral që dikton informaliteti i lartë, po kushtëzohet edhe nga një faktor tjetër: ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor.

Fushata agresive e blerjes së eurove nga Banka e Shqipërisë për të ndalur dobësimin e monedhës europiane ndaj lekut është duke rritur në mënyrë anormale jo vetëm ofertën monetare të vendit, por edhe sasinë e parave që qarkullojnë jashtë bankave.

Përgjatë dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë ka blerë gati 2 miliardë euro, ndërkohë që për këtë vit shifra e blerjeve pritet të jetë dukshëm mbi rekordin e vitit të kaluar. Kur BSH blen euro nga tregu, ajo injekton lekë në sistem. Vetëm përmes operacioneve për blerjen e valutës, BSH ka pompuar mbi 200 miliardë lekë në treg gjatë viteve 2024–2025.

Të dhënat historike tregojnë se nga kjo shumë parash, përgjithësisht 80 për qind qëndrojnë si depozita në sistem, ndërsa 20 për qind dalin si cash jashtë bankave. Nëse këtyre u shtohet edhe shifra e blerë gjatë këtij viti, atëherë mbi 60 miliardë lekë cash jashtë bankave janë rezultat i drejtpërdrejtë i politikës së BSH.

Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, baza monetare e vendit u rrit me 17.3 për qind në terma vjetorë, paraja jashtë bankave u rrit me 16 për qind, ndërsa agregati M2 është rritur me 16.7 për qind. Të gjitha në ritme dyshifrore.

Banka e Shqipërisë e ka argumentuar blerjen agresive të eurove për të ndalur dobësimin e monedhës europiane ndaj lekut. Por blerjet agresive të valutës tashmë janë duke materializuar ato që quhen efektet e padëshirueshme.

Së pari, përmbytja e tregut me lekë si pasojë e blerjes së eurove po dëmton objektivin për reduktimin e informalitetit. Së dyti, rritja e bazës monetare është duke ushqyer shtrenjtimin e çmimeve ose rritjen e inflacionit, i cili aktualisht ndodhet mbi objektivin 3 për qind të Bankës së Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.