☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,641 ▲ +0.27% ETH $2,259 ▲ +0.42% XRP $1.2534 ▼ -0.5% SOL $95.6900 ▼ -1.07%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

A shkelet Kushtetuta po u zgjodh Rama Ministër i Jashtëm? Flet Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur sonte në lidhje me propozimin që qëndron në zyrën e tij për dekretimin e kryeministrit Rama si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

I ftuar në emisionin të “Paekspozuarit”, gazetari Ylli Rakipi ju drejtua Metës duke i thënë se do të shkelte Kushtetutën nëse do të miratonte Ramën si kryediplomat. Meta nga ana e tij është përgjigjur se Kushtetuta nuk e detajon rastin në fjalë duke thënë se as nuk e përjashton si mundësi dhe as nuk e lejon si të tillë. Kësisoj, vijoi Meta, vazhdon ende hetimi dhe kundrimi i Kushtetutës e precedentëve të krijuar më parë në vend e jashtë tij, për të vendosur në fund mbi dekretin në fjalë.

Pjesë nga Intervista:

Meta: Kryeministri ka kërkuar të behet dhe Ministër i Jashtëm. Nuk jemi në rastin që këtë e kërkon Ministri. Duhet të kemi parasysh që Kushtetuta nuk mund të detajojë gjithçka, prandaj kemi ligje, Gjykatën Kushtetue, Parlamentin…

Rakipi: Zoti Presidenti ju mund të shkelni Kushtetutën, nuk lejohet që ai të jetë Ministër. Ja ta zëmë se ai të sjell 5 vende dhe thotë se dua të bëhem ministër i tyre?

Meta: Kushtetuta as nuk e lejon dhe as nuk e përjashton në një mënyrë të qartë këtë çështje. Ne po shikojmë parimet e Kushtetutës për të bërë një interpretim më të përgjegjshëm, shikojmë precedentët në vend dhe jashtë, psh si rasti i italisë… për të arritur në një konkluzion sa më të qartë dhe të përgjegjshëm

Rakipi: Me Kushtetutat e tjera e shihni? Ju do të shkelni Kushtetutën…nenin 103?

Meta: Ju lutem, neni 103 nuk është Kushtetuta. Nuk thash as do ta dekretoj apo s’do ta dekretoj.

Rakipi: Mesa duket po shkoni drejt dekretimit…

Meta: Nuk jam i sigurt për këtë gjë..

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.