Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 30 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $73,606 ▼ -0.17% ETH $2,016 ▲ +0.12% XRP $1.3446 ▲ +1.61% SOL $82.3400 ▼ -0.11%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
30 May 2026
Breaking
Arte

ABI Bank rishkruan standardet e investimit në kulturë: Nga rikthimi i Tedi Papavrami te La Biennale di Venezia

TIRANË, 14 Maj 2026: Pas një mungese prej tre vitesh, skena shqiptare mirëpriti rikthimin e  violinistit shqiptar me famë botërore, Tedi Papavrami, në një shfaqje me jehonë të  jashtëzakonshme artistike. Përmes dy mbrëmjeve magjike në Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Papavrami interpretoi “24 Capricci”-t e Niccolò Paganini-t, duke i dhuruar publikut  një performancë të rrallë të njërës prej veprave më sfiduese të repertorit botëror. 

“Për mua, interpretimi i dy koncerteve me integralin e 24 Kapriçove të Paganinit në Shqipëri  ishte realizimi i një ëndrre të kahershme të jetës muzikore shqiptare. Fakti që koncertet u  zhvilluan me sallë plot dhe me praninë e shumë të rinjve në publik ishte veçanërisht prekës.  Në një kohë kur arti shpesh i nënshtrohet ritmit të konsumit të shpejtë, ishte inkurajuese të  shihje një përqendrim kaq të madh ndaj një vepre kaq kërkuese. Mbështetja e ABI Bank ka  pasur një domethënie të veçantë, sepse projekte të tilla kërkojnë besim, durim dhe vizion  afatgjatë”, u shpreh Tedi Papavrami. 

Ky cikël koncertesh, i mundësuar nga mbështetja e ABI Bank, shënon vijimësinë e një  bashkëpunimi të suksesshëm që nisi në dhjetor 2023, kur Papavrami, së bashku me  pianisten Maki Okada, performuan kryevepra të Debussy, Fauré, Schumann dhe Brahms.  Për ABI Bank, këto evente tejkalojnë përmasat e një shfaqjeje skenike, duke u shndërruar  në misione edukimi dhe solidariteti. 

Koncerti i fundvitit 2023 mbarti një dimension të lartë social: të ardhurat e mbledhura  financuan një bursë studimi jashtë vendit për Marla Hoxhën, nxënësen e talentuar të Liceut  Artistik “Jordan Misja”. Fituesja u përzgjodh personalisht nga mjeshtri Papavrami, duke  dëshmuar rëndësinë e krijimit të urave mes ekselencës në nivele ndërkombëtare dhe  talentit të ri vendas. 

Përmes këtij angazhimi sistematik, ABI Bank ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm si  promotor i artit dhe artistëve shqiptarë. Mbështetja e bankës shtrihet përtej skenave  muzikore, duke prekur pikat më domethënëse të përfaqësimit kulturor të Shqipërisë në  botë. Në këtë kuadër, ABI Bank është Partneri Kryesor i Pavijonit Shqiptar në edicionin e 61- të të La Biennale di Venezia. Në arenën më prestigjioze të artit bashkëkohor, Shqipëria përfaqësohet nga Genti Korini me projektin “A Place in the Sun”, një vepër që eksploron  përvojën njerëzore përmes një gjuhe universale dhe reflektuese. 

“Si artist, besoj se çdo udhëtim kulturor fillon me dikë që guxon të besojë te imagjinata dhe  kreativiteti i artistit përpara se ajo të konfirmohet në publik. Në këtë frymë, shpreh  mirënjohjen time për ABI Bank për mbështetjen jo vetëm të këtij projekti të artit bashkëkohor, por edhe të zërit dhe identitetit krijues të Shqipërisë në një skenë  ndërkombëtare”, u shpreh Genti Korini. 

“Tedi Papavrami dhe Genti Korini janë artistë dhe miq shumë të mirë. Ka qenë një privilegj  për ABI Bank të mbështesë aktivitete të tilla që përfaqësojnë vlerat më të mira të artit  shqiptar në vend dhe botë” tha Andi Ballta, CEO i ABI Bank. 

Mbështetja e artistëve si Tedi Papavrami dhe projekteve madhore si La Biennale di Venezia  dëshmon vizionin afatgjatë të ABI Bank në kuadër të iniciativave të përgjegjësisë sociale të  korporatës. Për institucionin, arti dhe kultura nuk janë thjesht sponsorizime, por investime  strategjike në identitetin kulturor dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Ky angazhim synon zhvillimin e një shoqërie më të vetëdijshme, më reflektuese dhe më të lidhur me  vlerat më të larta të qytetërimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.