☁️
Tiranë 13°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,660 ▲ +0.2% ETH $2,355 ▲ +0.74% XRP $1.3005 ▲ +1.03% SOL $101.8100 ▲ +0.49%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kronika

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan

Gjashtë zyrtarë publikë në Elbasan janë vendosur nën masa sigurie me kërkesë të Prokurorisë, pasi dyshohet se janë të përfshirë në një skemë abuzimi me fondet e ndihmës ekonomike. Sipas hetimeve paraprake, nga kjo skemë i është shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 12.5 milionë lekësh të reja.

Gjykata ka vendosur ndaj tyre masat “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “pezullim nga ushtrimi i detyrës”. Të gjashtë të dyshuarit mbanin funksione të ndryshme, si administratorë shoqërorë, postierë, drejtues drejtorie në bashki dhe specialistë në nivel rajonal. Ata akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “falsifikim dokumentesh” dhe “hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike”.

Hetimet kanë nisur pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar në prill 2025, i cili ka ngritur dyshime për parregullsi në shpërndarjen e ndihmës ekonomike. Verifikimet kanë zbuluar se në një njësi administrative të qarkut Elbasan janë përfshirë në skemë edhe familje që nuk plotësonin kriteret ligjore për përfitim.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë bashkëpunuar për të mos administruar dokumentacionin e nevojshëm, për të rritur në mënyrë fiktive numrin e përfituesve dhe për të lejuar shpërndarjen e padrejtë të fondeve publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.