Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.54 ▲0.83%
ARI 4,507 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,080 ▼ -5.78% ETH $1,873 ▼ -6.43% XRP $1.2252 ▼ -5.22% SOL $75.0700 ▼ -7.37%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.54 ▲0.83 % ARI 4,507 ▼0.28 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.54 ▲0.83 % ARI 4,507 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

Admirali Dragone: Nuk ka plan për reduktim të trupave të NATO-s në Kosovë

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, një nga figurat e larta ushtarake të NATO-s dhe Kryetar i Komitetit Ushtarak të Aleancës, ka folur për rëndësinë e misionit të KFOR-it në Kosovë, rolin e NATO-s në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon, si dhe për çështjen e mundshme të ndryshimeve në praninë e trupave ndërkombëtarë.

Admirali ka theksuar se misioni i NATO-s në Kosovë është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë zonës.

INTERVISTA E PLOTË:

Më së pari, faleminderit për kohën tuaj, Admiral Giuseppe Cavo Dragone, e çmojmë shumë këtë intervistë për Radio-Televizionin publik të Kosovës. Së pari, ku qëndron rëndësia e vizitës suaj në KFOR?

Dragone: Më së pari, faleminderit juve për intervistën, si dhe dua të përshëndes të gjithë ata që na shikojnë. Është megjithatë krejt e thjeshtë: NATO, ne, shkojmë dhe vizitojmë misionet tona dhe aktivitetet që kemi me personelin tonë. Misioni në Kosovë është sigurisht shumë i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë zonës, për përkushtimin që NATO-ja ka për sigurimin e një ambienti të sigurt e të rregullt për gjithë Kosovën. Kam ardhur këtu me gjithë Komitetin Ushtarak, pra 32 gjeneralë dhe admiralë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s, që ata të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me realitetin në terren. Tani ata i dinë gjërat për vendin tuaj, atë që ndodh këtu, kjo sigurisht do të jetë shumë e dobishme kur ne takohemi dhe marrim vendimet tona.

Është me interes të lartë që të dimë më shumë, sepse ka rëndësi të madhe për Kosovën, a do të ketë reduktim të trupave në Kosovë?

Dragone: NATO-ja bën rishikimin e misioneve çdo vit për të vlerësuar se si funksionojnë, si angazhohet personeli në zona të caktuara operimi, e këtë e bëjmë në baza periodike, pra nuk ka ndonjë befasi. Për t’ju dhënë një shembull, në anën tjetër, në vitin 2023, në fund të vitit, kur ndodhi ai incidenti në pjesën veriore, NATO-ja vendosi që të zgjerojë, të rrisë misionin me 1000 trupa shtesë. Kjo do të thotë që jemi fleksibilë në këtë kuptim, por sinqerisht, për aq sa kuptoj unë deri më sot, nuk ka ndonjë plan reduktimi të trupave.

Dragone: NATO-ja bën rishikimin e misioneve çdo vit për të vlerësuar se si funksionojnë, si angazhohet personeli në zona të caktuara operimi, e këtë e bëjmë në baza periodike, pra nuk ka ndonjë befasi. Për t’ju dhënë një shembull, në anën tjetër, në vitin 2023, në fund të vitit, kur ndodhi ai incidenti në pjesën veriore, NATO-ja vendosi që të zgjerojë, të rrisë misionin me 1000 trupa shtesë. Kjo do të thotë që jemi fleksibilë në këtë kuptim, por sinqerisht, për aq sa kuptoj unë deri më sot, nuk ka ndonjë plan reduktimi të trupave. /RTK/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.