Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares
Rey Manaj nuk po ndalet së shënuari në Turqi, dhe goli i radhës erdhi pikërisht në prag të grumbullimit të Kombëtares, raporton Top Channel.
Sivasspori luante kundër Vansporit, ndërsa Manaj shënoi golin e tij të 10-të në 13 ndeshje këtë sezon në kampionatin turk, të cilit i shtohen edhe 2 asistime.
Grumbullimi i Kombëtares nis të dielën, ndërsa sulmuesi kuqezi pritet të jetë një prej armëve më të rëndësishme në ndeshjet e nëntorit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.