☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.22 ▼0.09%
ARI 4,477 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,619 ▼ -1.61% ETH $2,454 ▼ -1.77% XRP $1.3978 ▼ -2.91% SOL $101.8900 ▼ -1.44%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.22 ▼0.09 % ARI 4,477 ▼1.38 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.22 ▼0.09 % ARI 4,477 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
05 Sep 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

Nga Ylli Pata

Vrulli, e më shumë zulmi apo viraliteti digjital në formë uragani i revolucionit të flamingove, është kthyer në një lëvizje.

E cila, duke qenë heterogjene, pra që ka brenda mjaft komponente politike dhe jo, erdhi si një lumë përpos njerëzor edhe virtual e mediatic jo thjesht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një protestë, e cila edhe pse mund të jetë edhe qytetare, ajo nuk ishte aspak spontane, madje mjaft mirë e organizuar, ç’është e vërteta prej shumë kohësh. Si e tillë protesta është demonstrim civik, është kartolinë e humorit të publikut, është pasqyrë e ndryshimit social, intelektual, apo edhe gjeneracional i vendit.

Një protest e tillë, sidomos në një mjedis politik amorf siç është Shqipëria, edhe si e tillë është një ndryshim epik.

Por siç thonë mjeshtrat e politologjisë botërore, gjithmonë pas epizmit në një lëvizje apo revolucion, vjen hapi i dytë që është komikja e në fund tragjikja.

Thënë të vërtetën, këto dy hapat po vijnë përnjëhershëm e në revolucionin e flamingove, grupet e shumta të interest, rrymat, apo edhe personazhet që synojnë të marrin kreun janë më shumë se vrimat në djathin zviceran.

Logoja “Shqipëria e Re”, që duket sikur ka ardhur nga realizmi socialist, në fakt është një gjetje mjeshtrash që janë marrë fort me pranverat arabe, e u ka rekomanduar se duhen mesazhe të thjeshta, sa më të qarta, sa më të forta, që populli të shokohet. Edhe “plumbi mbi politikanët”, nuk duket se ishte një sjellje emocionale e Dritan Goxhajt në një studio televizive. Është gjithashtu një klishe që “kardashët” që përveçse revolucione shkretëtirash merren edhe me skenare telenovelash epike, e përdorin fort.

Megjithatë, përtej zhurmës mbi personazhin e liderit të Flamingove, të cilin e bënë hasha që ditën e parë, e sërish fermani ka mbërritur nga lart e nga larg, çështja tjetër e “çuditshme” ishte “Paketa”. Jo ajo e Dritanit, e cila ishte mjaft më interesante, por ajo që zoti Goxhaj deklamoi në protestë.

E cila nuk është gjë tjetër veçse paketa e doktor Saliut, e cila na ka mbirë në bark që me protestën e armëve kimike. Domethënë o qeveri teknike pa Edi Ramën, o s’ka zgjedhje, e cila është si mishi në pjatë, plus sallaturinat e garniturës.

Po si ka mundësi që gjithë kjo lëvizje nuk hartoi një paketë më të ndryshme, ku përveç logjikës së qeverisë të kishte një vision apo ide sesi ata duan “Shqipërinë e Re”.

Tashti, duket se profesorët e protestës, nuk se kanë ndonjë draft, por nga lart e nga larg, ende nuk ka ardhur ndonjë gisht kartë në lidhje me këtë gjë. E kjo duket se nuk është aspak rastësi, ashtu siç ishte ai provokimi krejt pa lidhje me ambasadën amerikane, siç ishte caktimi i protestës më 4 korrik, apo prania e elementëve të spikatur antiperëndimorë në vitrinën e Revolucionit.

Më shumë sesa përmbajtja e Paketës, mjeshtrave të pranverave arabe ju pëlqen më shumë forma, simbolika, e mbi të gjitha kopertina. Të cilën në fillim të saj e qepën për mrekulli, por me kalimin e ditëve kërkohet diçka tjetër që ndez, apo kërkojnë nga lart e nga lart që të ndezi. Dhe fabula anti-amerikane, duket se u pëlqen mjaft, ndaj po gjejnë si gjilpëra në kashtë provokime që të ndezin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.