☁️
Tiranë 16°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,666 ▼ -0.12% ETH $2,347 ▼ -1.19% XRP $1.3017 ▲ +1.21% SOL $101.6100 ▼ -0.39%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

AGSH ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve në protesta, kërkon masa nga Policia e Shtetit

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka kërkuar rritje të masave të sigurisë për gazetarët që raportojnë nga protestat, duke paralajmëruar për një klimë në rritje presioni, intimidimi dhe pengimi të punës së medias në terren.

Në një deklaratë publike, AGSH thotë se gjatë javëve të fundit janë regjistruar incidente të përsëritura ndaj ekipeve mediatike, përfshirë sulme verbale, fyerje dhe tentativa për të penguar raportimin nga protesta që po zhvillohen kundër projektit të investimit në Zvërnec.

Sipas organizatës, çdo cenim ndaj gazetarëve përbën jo vetëm shkelje të sigurisë së tyre personale, por edhe kufizim të së drejtës së publikut për t’u informuar. AGSH thekson se gazetarët në terren nuk janë palë në protestë, por profesionistë që ushtrojnë detyrën e tyre për të informuar qytetarët.

“Çdo pengesë ndaj punës së tyre, çdo kërcënim apo akt intimidues përbën cenim të sigurisë së gazetarëve dhe të drejtës së publikut për t’u informuar”, thuhet në deklaratë.

Në këtë kuadër, AGSH u ka bërë thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protesta që të distancohen nga çdo formë intimidimi ndaj mediave dhe të garantojnë një mjedis të sigurt për raportim.

Organizata apelon gjithashtu për vetëpërmbajtje në një klimë të polarizuar politike dhe sociale, duke theksuar nevojën për respektimin e rolit të gazetarëve në terren dhe mbrojtjen e tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Një thirrje i është drejtuar edhe Policisë së Shtetit, ku AGSH kërkon marrjen e masave të nevojshme për sigurinë e ekipeve mediatike, përfshirë vlerësimin e rreziqeve dhe ofrimin e mbështetjes profesionale dhe logjistike gjatë mbulimit të protestave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.