AJ McLean dhe Rochelle Karidis janë sërish bashkë, gati dy vjet pas njoftimit të divorcit
Këngëtari i Backstreet Boys është pajtuar me bashkëshorten e tij, gati dy vjet pasi çifti njoftoi se do t'i jepte fund martesës, zbulon Page Six.
AJ McLean, 48 vjeç, këngëtari i njohur i grupit Backstreet Boys, raportohet se është pajtuar me bashkëshorten e tij të larguar, Rochelle Karidis, 45 vjeç. Sipas një burimi që foli për Page Six, çifti është sërish bashkë. “They are back together. It’s been a while!”, tha burimi, duke lënë të kuptohet se pajtimi nuk është i freskët, edhe pse nuk dihet saktësisht se kur ata e ndezën sërish romancën.
Shenjat e afrimit kishin nisur të dukeshin prej kohësh në rrjetet sociale. Që vitin e kaluar, dyshja kishte lënë të kuptohej se marrëdhënia mes tyre po ngrohej: në janar të vitit 2025, McLean e quajti Rochelle-n “babe” në një koment mbështetës në Instagram, ndërsa në korrik të vitit 2025 ajo i shoqëroi vajzat e tyre, Elliott, 13 vjeç, dhe Lyric, 9 vjeç, në natën e hapjes së rezidencës “Into the Millennium” të Backstreet Boys në Sphere në Las Vegas, ku këngëtari shkroi: “I love you all so much”.
Rochelle mori pjesë edhe në shumë shfaqje të tjera të grupit, ndërsa në Ditën e Babait i kushtoi McLean-it një dedikim të ngrohtë, duke e quajtur “a shining example of an absolute gem of a dad”. Nga ana e tij, këngëtari e falënderoi “dashurinë” e tij dhe e vlerësoi atë për faktin se kishte “always standing beside me through it all”.
McLean dhe Karidis u martuan në dhjetor të vitit 2011. Në mars të vitit 2023, ata njoftuan një ndarje të përkohshme, me shpresën se do të punonin mbi veten dhe mbi martesën e tyre, por në Ditën e Vitit të Ri të vitit 2024 bënë të ditur se kishin vendosur t’i jepnin fund zyrtarisht martesës, pavarësisht se kishin shpresuar për një pajtim.
Megjithatë, sipas raportimeve, duket se asnjëri prej tyre nuk ka paraqitur ndonjëherë një kërkesë zyrtare për divorc. Tani, gati dy vjet pas atij njoftimi, historia e tyre duket se ka marrë një kthesë tjetër, me çiftin që, sipas burimit, ka zgjedhur t’i japë martesës një shans të dytë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.