☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,063 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.39% ETH $2,359 ▲ +1.92% XRP $1.3351 ▲ +2.77% SOL $101.7100 ▲ +1.42%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Akademia e Shkencave kujton Johann Georg von Hahn, themeluesin e albanologjisë moderne

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujtoi sot, në përvjetorin e lindjes, diplomatin austriak dhe albanologun Johann Georg von Hahn (1811–1869), i konsideruar themeluesi i albanologjisë moderne dhe një nga studiuesit më të rëndësishëm të gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare.

Hahn lindi më 11 korrik 1811 në Frankfurt am Main të Gjermanisë dhe gjatë veprimtarisë së tij diplomatike në Ballkan ndërmori studime të gjera mbi shqiptarët, duke mbledhur materiale për historinë, filologjinë dhe folklorin e tyre.

Sipas Akademisë së Shkencave, vepra e tij më e njohur, “Albanesische Studien” (“Studime shqiptare”), e botuar në vitin 1854, konsiderohet një gur themeli i albanologjisë, pasi për herë të parë paraqiti në mënyrë të argumentuar tezat mbi autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen e tyre ilire dhe përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen indoevropiane.

Akademia vlerëson gjithashtu kontributin e Hahn-it në hartimin e fjalorit shqip-gjermanisht, të përfshirë në vëllimin e tretë të “Albanesische Studien”, i cili përmban 6 216 fjalë të gjuhës shqipe dhe dokumenton leksikun e gjysmës së parë të shekullit XIX. Ky fjalor mbetet një burim me rëndësi të veçantë për studimet dialektologjike dhe etimologjike.

Gjatë shërbimit si nënkonsull i Austrisë në Janinë, Hahn bashkëpunoi me intelektualë shqiptarë, mes tyre Kostandin Kristoforidhi dhe Apostol Meksi, ndërsa dokumentoi edhe alfabetin e vjetër të Dhaskal Todrit në Elbasan.

Sipas Akademisë së Shkencave, kontributet shkencore të Johann Georg von Hahn u shfrytëzuan më pas nga ideologët e Rilindjes Kombëtare në mbështetje të vetëdijesimit kombëtar dhe argumentimit të së drejtës historike të shqiptarëve për shtet të pavarur. Profesor Eqrem Çabej e ka vlerësuar Hahn-in si themeluesin e albanologjisë në kuptimin e mirëfilltë shkencor të fjalës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.