🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

Aktorë me pagesë dhe skenarë nga AI, biznesi që po përfiton nga debatet politike në SHBA

Një rrjet kanalesh në YouTube ka grumbulluar miliona shikime duke përdorur aktorë të paguar për të lexuar skenarë politikë të krijuar ose të përpunuar me inteligjencë artificiale.

Një hetim i medias amerikane “Semafor” zbuloi se videot paraqiteshin si raportime të pavarura nga qytetarë të zakonshëm, por ndiqnin të njëjtën formulë dhe përmbanin tituj të ekzagjeruar, pretendime mashtruese dhe informacione të rreme.

Përmbajtja godiste kryesisht politikanët demokratë, mes të cilëve kryebashkiakun e Nju Jorkut, Zohran Mamdani, guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe guvernatorin e Illinoisit, JB Pritzker.

Sipas organizatës “Riddance AI”, rreth 12 kanale të lidhura mes tyre kanë siguruar mbi 45 milionë shikime dhe më shumë se 90 mijë komente në YouTube, krahas miliona shfaqjeve në TikTok.

Videot përdornin njerëz realë në vend të prezantuesve virtualë, duke e bërë më të vështirë identifikimin e përmbajtjes si produkt i inteligjencës artificiale.

Personazhe të paraqitura si “William” dhe “Omar” rezultuan të ishin aktorë dhe zëdhënës me pagesë, të cilët lexonin skenarë të ngjashëm para kamerës.

Njëri prej tyre konfirmoi se paguhej për realizimin e videove, por deklaroi se nuk e dinte identitetin e financuesit, pasi komunikonte nëpërmjet një ndërmjetësi.

Njoftimet për punë të kompanisë “Virelox” kërkonin prezantues që të regjistronin me shpejtësi materiale të stilit të lajmeve, ndërsa në një rast ofrohej një pagesë prej 26 dollarësh për video.

Pas rrjetit qëndronte një model i ashtuquajtur “krijues fantazmë”, ku inteligjenca artificiale, aktorët e lirë dhe prodhimi me kosto të ulët përdoreshin për të publikuar sasi të mëdha videosh.

Themeluesi i “Virelox”, Caleb Chan, kishte deklaruar në rrjetet sociale se rrjeti i tij përfshinte më shumë se 500 “krijues fantazmë” dhe gjeneronte miliarda shikime çdo muaj.

Ai pretendonte gjithashtu se publikimi i së njëjtës etiketë nga 26 llogari brenda dhjetë minutash mund ta bënte algoritmin e YouTube ta trajtonte përmbajtjen si “lajm të fundit” dhe ta promovonte atë.

“Virelox” mohoi se prodhonte materiale për fushata politike, komitete financimi ose organizata ideologjike dhe deklaroi se nuk përdorte prezantues sintetikë apo robotë automatikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.