🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.00 ▼2.2%
ARI 4,025 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,971 ▼ -1.19% ETH $2,315 ▼ -2.25% XRP $1.2851 ▼ -2.13% SOL $101.0400 ▼ -1.55%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.00 ▼2.2 % ARI 4,025 ▲0.43 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.00 ▼2.2 % ARI 4,025 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
roze

Amal Clooney: Martesa me George Clooney më ndryshoi jetën

Amal Clooney ka pranuar se jeta e saj ndryshoi ndjeshëm pasi u martua me aktorin e njohur George Clooney, duke e bërë më të vështirë ruajtjen e privatësisë.

Avokatja e njohur për të drejtat e njeriut, 48 vjeçe, foli për këtë gjatë një aktiviteti Cartier Dialogues në Bangkok.

“Ishte më e lehtë kur mund të vendosja vetë se sa ekspozim do të kisha,” u shpreh Amal, duke shtuar se përballja me famën që solli martesa ishte një eksperiencë krejtësisht e re.

Ajo tregoi se më parë arrinte ta mbante të ndarë jetën personale nga karriera profesionale.

“Ishte një fenomen i çuditshëm. Dikur jeta ime profesionale dhe ajo private ishin të ndara dhe nuk përziheshin. Por pasi u martova, kjo ndryshoi shumë,” tha ajo.

Amal rrëfeu se në fillim ishte shumë e kujdesshme me imazhin e saj publik.

“Mendoja se nuk mund të vishja një fustan të caktuar apo të shfaqesha në një event, sepse të hënën do të isha para një gjyqtari. Por me kalimin e kohës kuptova se kjo nuk ka aq rëndësi sa të jetosh jetën tënde.”

Sipas saj, ajo që ka vërtet rëndësi është profesionalizmi.

“Nëse je i mirë në atë që bën, kjo do të duket pavarësisht gjithçkaje tjetër,” u shpreh ajo.

Megjithatë, Amal theksoi se nuk ka lejuar kurrë që fama ta pengojë të bëjë gjërat që janë të rëndësishme për familjen dhe marrëdhënien e saj.

Amal dhe George Clooney u martuan në vitin 2014 në një ceremoni madhështore në Itali. Çifti janë prindër të binjakëve Ella dhe Alexander, të cilët janë 9 vjeç.

Nga ana e tij, George Clooney ka deklaruar vazhdimisht se gjatë më shumë se një dekade martesë, ai dhe Amal nuk kanë pasur asnjëherë një debat serioz.

Ndërkohë, Amal ka vlerësuar gjithmonë mbështetjen e bashkëshortit të saj për karrierën.

“Kam një partner jete që më mbështet plotësisht në punën që bëj. Nuk ndihem sikur duhet të kërkoj falje apo të kufizoj ambiciet e mia,” ka thënë ajo në një intervistë të mëparshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.