☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,182 ▼ -0.32% ETH $1,800 ▲ +0.14% XRP $1.1090 ▼ -0.14% SOL $78.0700 ▼ -1.55%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Arte

Andon Zako Çajupi, dramaturgu dhe rilindësi që mbrojti me vendosmëri çështjen kombëtare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujtoi sot poetin, dramaturgun dhe rilindësin Andon Zako Çajupi në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke vlerësuar kontributin e tij të shquar në letërsinë dhe lëvizjen kombëtare shqiptare.

Andon Zako Çajupi u nda nga jeta më 11 korrik 1930 në Kajro të Egjiptit. I lindur më 27 mars 1866 në Sheper të Zagorisë, ai u bë një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, ndërsa pseudonimin letrar “Çajupi” e mori nga mali i vendlindjes së tij.

Pas studimeve për drejtësi në Gjenevë, Çajupi u vendos në Kajro, ku u angazhua në veprimtarinë patriotike të kolonisë shqiptare dhe mbrojti me vendosmëri çështjen kombëtare.

Vepra e tij më e njohur, “Baba Tomorri”, botuar në vitin 1902, e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare. Trashëgimia e tij përfshin gjithashtu komedi, drama, poema satirike, si dhe përkthime e përshtatje letrare.

Ai la pas një trashëgimi të pasur letrare që vijon me komedinë “Pas vdekjes” (1937), tragjedinë “Burri i dheut” (1935), poemën satirike “Baba Musa lakuriq”, si dhe përkthime e përshtatje nga letërsia franceze e sanskrite. Vjershat e tij patriotike frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet që çuan në pavarësinë e Shqipërisë më 1912.
Çajupi mbajti qëndrime të vendosura demokratike dhe antimonarkiste, duke protestuar kundër shpalljes së mbretërisë nga Ahmet Zogu. Ky qëndrim ia mbylli rrugën kthimit në mëmëdhe, por nuk ia zbehu kurrë dashurinë për Shqipërinë.
Me veprën e tij, Çajupi u bë pas Naimit poeti më i njohur i kombit, duke i dhënë frymë të re letërsisë dhe mendimit shqiptar.

Akademia e Shkencave thekson se krijimtaria e Çajupit, e mbushur me frymë patriotike dhe ideale kombëtare, frymëzoi breza të tërë shqiptarësh në përpjekjet për liri dhe pavarësi.

Përmes veprës së tij, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe i Rilindjes Kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.