☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.77 ▲0.75%
ARI 4,024 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,795 ▼ -3.15% ETH $2,269 ▼ -3.89% XRP $1.2473 ▼ -6.06% SOL $96.7000 ▼ -5.62%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Bota

ANKARA – NATO dhe vendet e Gjirit diskutojnë tensionet në Ngushticën e Hormuzit

– Franca dhe Britania e Madhe do të prezantojnë planet për krijimin e një misioni detar shumëkombësh në Ngushticën e Hormuzit, gjatë një takimi mes ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe vendeve arabe të Gjirit, sipas “Reuters”.

Takimi zhvillohet në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara dhe përfshin përfaqësues nga Bahrejni, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithatë, diplomatët thonë se kundërshtimi i Iranit, e bën të vështirë arritjen e një zgjidhjeje për këtë zonë strategjike.

Rriten tensionet në Hormuz

Tensionet në këtë rrugë detare, janë shtuar pavarësisht një marrëveshjeje të përkohshme paqeje mes SHBA-së dhe Iranit.

Agjencia britanike për sigurinë detare njoftoi se një anije cisternë me nafte, u godit pranë brigjeve të Omanit.

Sipas raportimeve, Garda Revolucionare iraniane ka qëlluar me raketa ndaj disa anijeve tregtare që kalonin në Ngushticën e Hormuzit.

Kjo ngushticë është një nga rrugët më të rëndësishme energjetike në botë, pasi rreth një e pesta e furnizimit global me naftë kalon aty.

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë mision për sigurinë detare

Londra dhe Parisi po përpiqen të krijojnë një koalicion prej rreth 12 vendesh, për të garantuar lëvizjen e sigurt të anijeve, pas uljes së tensioneve ose përfundimit të konfliktit.

Megjithatë, çdo marrëveshje afatgjatë do të kërkonte miratimin e Iranit, i cili kundërshton praninë ushtarake të vendeve të huaja në rajon.

Trump kritikon aleatët e NATO-s

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi disa aleatë të NATO-s, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Gjermaninë, duke thënë se nuk e mbështetën SHBA-në, në konfliktin me Iranin.

Ai deklaroi se SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmë, por kritikoi aleatët se kishin refuzuar të angazhoheshin në konflik, përpara se t’u kërkohej.

Roli i Omanit

Britania e Madhe dhe Franca shpresojnë që misioni fillestar të zhvillohet në Gjirin e Omanit, një zonë që lidh Detin Arabik me Ngushticën e Hormuzit.

Omani ka deklaruar se do të bashkëpunojë për të garantuar sigurinë e lundrimit në ujërat e tij territoriale. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.