FOKUS – Rusia dhe Ukraina njoftojnë përfundimin e çminimit të rrugës për misionin humanitar në Oleshky
KIEV/MOSKË, 29 tetor /ATSH – AA/ – Komisionerët për të drejtat e njeriut të Rusisë dhe Ukrainës njoftuan të enjten se kanë përfunduar përpjekjet për çminimin e rrugëve që do të përdoren për një mision humanitar drejt qytetit Oleshky, i cili kontrollohet nga Rusia.
Dy zyrtarët, Yana Lantratova dhe Dmytro Lubinets, thanë në deklaratat e tyre përkatëse në Telegram se autokolona humanitare që planifikon të shkojë në qytet, në rajonin jugor ukrainas të Khersonit, është gati të niset dhe do të drejtohet për në spitalin qendror të qytetit.
Lantratova dhe Lubinets deklaruan se personat që dëshirojnë të largohen nga vendbanimi do ta kenë këtë mundësi deri në orën 14:00 (12:00 GMT), ndërsa shpërndarja e ndihmave humanitare do të bëhet pas orës 14:30.
“Të gjitha masat e nevojshme të sigurisë do të jenë në fuqi”, thanë zyrtarët. Ata falënderuan gjithashtu Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, për “përfshirjen e saj personale, ndërmjetësimin dhe koordinimin, që bënë të mundur arritjen e këtyre marrëveshjeve humanitare”.
Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Trump mes Rusisë dhe Ukrainës në Oleshky, qytet që Moska e mori nën kontroll në vitin 2022, hyri në fuqi të martën në orën 01:00 GMT, me qëllim lehtësimin e dërgesave të ndihmave humanitare dhe evakuimit të civilëve. Armëpushimi do të jetë në fuqi deri të dielën në orën 22:59 GMT.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.