☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,593 ▼ -2.07% ETH $2,680 ▼ -2.47% XRP $1.4832 ▼ -3.63% SOL $119.3000 ▼ -2.04%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Libri

Annie Ernaux merr çmimin Nobel në Letërsi

Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux mori çmimin Nobel për Letërsinë. ”Shkrimtarja 82-vjeçare shpërblehet për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilat zbulon rrënjët, distancat dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”, shpjegoi juria e Nobelit.

”Është një nder shumë i madh dhe një përgjegjësi”, tha Annie Ernaux për televizionin  kombëtar suedez.

Annie Ernaux u lind në Lillebonne, më 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze. Librat e saj studiohen dhe botohen në të gjithë botën. Për botuesin e saj Gallimard, vepra e Ernaux është e shenjtë, arsye për të cilën ia ka përmbledhur në një vëllim të gjitha shkrimet kryesore, nën kolanën prestigjioze Quarto. Në librat e saj ajo ka zbuluar një metodë të re dhe mundësinë që të jep autobiografia për të transformuar rrëfimin e jetës në një instrument hetimi social, politik dhe ekzistencial.

Ernaux konsiderohet një klasike bashkëkohore dhe adhurohet nga breza të tërë lexuesish dhe studentesh.

Çmimi “Nobel” ndahet nga Akademia Suedeze dhe kap vlerën e 10 milionë korona suedeze (807,000 £).

Vitin e kaluar e fitoi romancieri tanzanian Abdulrazak Gurnah.

Çmimet Nobel, të dhëna që nga viti 1901, njohin arritjet në letërsi, shkencë, paqe dhe më vonë në ekonomi.

Fituesit e mëparshëm letrarë kanë përfshirë novelistë si Ernest Hemingway, Gabriel Garcia Marquez dhe Toni Morrison, poetë si Louise Gluck, Pablo Neruda, Joseph Brodsky dhe Rabindranath Tagore, dhe dramaturgë duke përfshirë Harold Pinter dhe Eugene O’Neill.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.