🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 89.89 ▼1.03%
ARI 4,128 ▲1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,336 ▼ -1.99% ETH $2,121 ▼ -5.16% XRP $1.0943 ▼ -6.03% SOL $86.4000 ▼ -3.09%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.89 ▼1.03 % ARI 4,128 ▲1.3 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.89 ▼1.03 % ARI 4,128 ▲1.3 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Kombetarja

Arda Kurtulan zgjedh Turqinë, jo Shqipërinë

Arda Kurtulan është një futbollist që është përmendur shumë kohët e fundit, raporton Top Channel. Edhe pse ishte aktivizuar me Kombëtaren U21 të Shqipërisë, sulmuesi i krahut ishte kthyer në një lloj “molle sherri” mes Shqipërisë dhe Turqisë.

 

Por tani Kurtulan, që pas pak ditësh do të festojë 23-vjetorin e tij të lindjes, duket se e ka bërë zgjedhjen e tij — dhe ajo është pikërisht kombëtarja e Turqisë. Këtë e konfirmon presidenti i nderit i Göztepe, klubi ku aktivizohet Kurtulan, Mehmet Sepil.

 

Sipas Sepil, “Arda Okan Kurtulan u kontaktua nga përfaqësuesit e kombëtares. Duke qenë se më parë kishte luajtur me Shqipërinë U-21, iu bë e ditur se duhej të zyrtarizonte zgjedhjen e tij për të përfaqësuar kombëtaren turke. Arda, natyrisht, deklaroi se dëshiron të përfaqësojë Turqinë. Për shkak se disa procedura nuk arritën të përfundonin në kohë, Arda nuk mundi të përfshihej në listën e lojtarëve për ndeshjet kundër Belgjikës dhe Francës. Në rast se do të marrë sërish ftesë nga kombëtarja, ai do të veshë fanellën e Turqisë” — janë fjalët e Mehmet Sepil.

 

Kurtulan u aktivizua me Kombëtaren U21 në periudhën 2022-2024 dhe gjatë kësaj kohe, nën drejtimin e Alban Bushit, zhvilloi 12 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Në muajin e kaluar u mësua se Kurtulan kishte refuzuar ftesën nga Shqipëria, pasi ishte në pritje të Turqisë — dhe tani ai e ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.