☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,569 ▲ +0.56% ETH $2,250 ▲ +1.47% XRP $1.2601 ▲ +3.25% SOL $96.9300 ▲ +2.55%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Boterori

Argjentina e favorizuar? Laporte para finales: Po bëjnë gjëra që nuk duhen lejuar

Argjentina ka qenë një nga kombëtaret që ka shkaktuar më shumë polemika në këtë Botëror, për shkak të vendimeve të arbitrave.

Lojtarë dhe trajnerë të shumtë kanë dalë kundër, duke ngritur dyshime për favorizim të kampionëve të botës.

Në prag të finales së madhe, për këtë ka folur edhe mbrojtësi i Spanjës, Joan Laporte. Ai u shpreh se në ndeshjet e fundit janë parë veprime që nuk janë ndëshkuar, ndërsa përmendi pikërisht Argjentinën.

Mbrojtësi theksoi se kanë ndodhur gjëra që në Botëror nuk duheshin lejuar.

“Nuk jam aspak i shqetësuar për agresivitetin në futboll. Nëse tolerohet dhe arbitri bën punën e tij, nuk kam problem me të. Është e vërtetë që në ndeshjet e fundit kemi parë gjëra që na kanë habitur shumë, veprime që kanë mbetur të pandëshkuara. Sidomos kundër Argjentinës, një skuadre që po lë shumë gjurmë.

Kjo nuk duhet të lejohet në futboll, veçanërisht në gara kaq të rëndësishme, sepse mund të destabilizojë dhe të frustrojë. Është pjesë e punës së arbitrit të kontrollojë këto gjëra në mënyrë që të mos shfrytëzohen. Nëse një ose dy lojtarë mund ta bëjnë këtë, ndeshja bëhet kaotike.

Që nga fillimi i turneut, ne kemi qenë një skuadër e drejtë në këtë drejtim. Ne nuk shkojmë duke goditur kundërshtarët ose duke kryer faulle të pamatura. Dhe mendoj se kjo është ajo që duhet të bëjmë në këtë ndeshje. Por është e vërtetë që do të varet shumë nga arbitrimi.

Ne folëm për këtë në dhomën e zhveshjes. Fakti është se ne nuk kemi kontroll mbi këtë. Duhet të ketë dikë që mbikëqyr këto veprime dhe të sigurohet që është futboll dhe jo diçka tjetër. Që një ose dy lojtarë të mos bëjnë gjëra të caktuara…”, deklaroi Laporte.

Finalja Spanjë-Argjentinë do të luhet të dielën e 18 korrikut, duke nisur nga ora 21:00.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.