☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.08 ▲1.18%
ARI 4,073 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,685 ▲ +0.5% ETH $2,343 ▲ +0.61% XRP $1.3269 ▲ +1.52% SOL $101.1900 ▲ +0.31%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,073 ▼0.05 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,073 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Arkivat sjellin në vëmendje gazetarët dhe komentatorët më të njohur sportivë ndër breza

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave paraqiti një ekspozitë me dokumente origjinale, duke sjellë në kujtesë gazetarët dhe komentatorët më të njohur ndër breza.

Materiale arkivore të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), dokumente origjinale dhe periodikë të ndryshëm të viteve ‘60-’90, shpalosën ndeshjet më të bujshme të kombëtares shqiptare, si edhe informacione lidhur me kampionatet vendase më të lakuara.

Në këtë aktivitet ishte të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj, gazetari i parë sportiv profesionist në historinë e medias shqiptare, Ahmet Shqarri, si edhe zëra të tjerë të spikatur të fushës, sikurse Moisi Dalipi, Ylli Ago, Dëfrim Methasani, Ervin Baku, Vilma Masha, Glenti Nallbani, Pano Xhixho dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Anila Basha.

Drejtori i DPA, Auron Rrokaj shprehu vlerësimin për kontributin e gazetarëve dhe të komentatorëve sportivë në kujtesën historike kombëtare, të ruajtur në arkiva.

Ndërsa Ahmet Shqarri e përshëndeti aktivitetin duke vënë theksin te përkushtimi i gazetarëve ndër breza, si edhe tek plejada e sportistëve më të spikatur.

“Ju falënderoj dhe përgëzoj për nismën tuaj, për ekspozitën që nuk e kam parë gjëkundi tjetër. Unë kam punuar mbi 50 vite në gazetarinë sportive dhe ka qenë privilegj. Kam punuar që prej vitit 1969 deri në kampionatin botëror të futbollit në Rusi, duke komentuar një plejadë sportistësh të jashtëzakonshëm”, u shpreh Shqarri.

Mes dokumenteve origjinale që u paraqiten në ekspozitë, bënin pjesë:

  • Numra të gazetës “Sporti”, të mbledhura nga Asdreni;
  • Informacioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Radiotelevizionit dërguar Komitetit Qendror të PPSH në vitin 1989, mbi pagesat ndërkombëtare të transmetimit të ndeshjeve të futbollit. /j.p/

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.