☁️
Tiranë 23°C · Vranët 05 June 2026
S&P 500 7,584 ▲0.41%
DOW 51,562 ▲1.73%
NASDAQ 26,831 ▼0.09%
NAFTA 92.50 ▼0.58%
ARI 4,488 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $62,734 ▼ -0.87% ETH $1,668 ▼ -5.53% XRP $1.1279 ▼ -2.94% SOL $65.8500 ▼ -4.02%
S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.50 ▼0.58 % ARI 4,488 ▼0.39 % S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.50 ▼0.58 % ARI 4,488 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
05 Jun 2026
Breaking
Kronika

Armë, municione dhe dronë… Çfarë u gjet në shtëpinë e 43-vjeçarit që vrau efektivin Enea Mekolli

Detaje të reja kanë dalë në dritë këtë të premte, 5 qershor, nga hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa u plagos kolegu i tij, Edison Adri, gjatë operacionit për kapjen e 43-vjeçarit V.B.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, duke iu referuar burimeve hetimore, raporton se gjatë kontrollit të banesës së të shumëkërkuarit, hetuesit kanë gjetur jo vetëm kallashnikovin që dyshohet se u përdor në sulmin ndaj forcave të policisë, por edhe sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

Po ashtu janë sekuestruar radio komunikimi të ngjashme me ato që përdoren nga Policia e Shtetit, dylbi si dhe dronë.

Të gjitha pajisjet janë dërguar për ekspertim me qëllim përcaktimin e përdorimit të tyre dhe rolit që mund të kenë pasur në aktivitetin e 43-vjeçarit.

Vetëm një ditë para ngjarjes, më 3 qershor, V.B ishte kallëzuar nga një bari, të cilin e kishte punësuar prej rreth dy javësh në stallat e tij. Sipas denoncimit, 43-vjeçari e kishte kërcënuar me jetë dhe kishte refuzuar t’i jepte pagesën për punën e kryer.


* Në pamjet e mëposhtme, mund të shihni vendin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë. Objekti që shërbente si vendstrehim për autorin ishte i pajisur edhe me kamera sigurie, çka dyshohet se i mundësonte të shumëkërkuarit të monitoronte lëvizjet përreth dhe t’i shmangej forcave të rendit.

Duhet theksuar se prej përplasjes me armë zjarri, ka mbetur i plagosur edhe vetë ai.


Hetimet kanë zbuluar gjithashtu elementë të zbulojnë se i dyshuari ka patur një të kaluar problematike edhe më herët.  Në vitin 2004, kur ishte 21 vjeç, V.B ishte paraqitur për të kryer shërbimin ushtarak në Forcat e Armatosura, por kishte qëndruar vetëm tre ditë dhe më pas nuk ishte rikthyer në repart. Edhe për këtë rast ka pasur një procedim të hapur ndaj tij.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që tronditi opinionin publik dhe i mori jetën efektivit Enea Mekolli gjatë ushtrimit të detyrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.