🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,094 ▼ -0.97% ETH $1,869 ▼ -0.87% XRP $1.0645 ▼ -0.69% SOL $72.9600 ▼ -1.06%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Kronika

Arrestohen për korrupsion 8 zyrtarë në Kamëz, mbyllën sytë përpara 80 ndërtimeve të paligjshme

aaaMbyllja e syve perballe 80 ndertimeve pa leje iu ka kushtuar prangat 8 personave, 6 inspektorëve të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Kamëz dhe 2 punonjësve policie të Komisariatit nr.5 Tiranë. Ata jane ndaluar nga policia pas urdherave te dala nga Prokuroria, ndersa 6 te tjere jane shpallur ne kerkim. 14 personat akuzohen se kanë lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme, se nuk kanë raportuar për vijimin e punimeve në mjedise private, në kundërshtim me detyrën e tyre dhe në këmbim të parave. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se në total janë lejuar mbi 80 ndërtime apo shtesa ndërtimi në mënyrë të kundërligjshme. Inspektorët e INUV për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Bërxullës dhe Zall Herrit, konstatonin ndërtime të paligjshme në ambjente familjare e biznesi dhe nuk i raportonin. Nga verifikimet në terren të forcave policore, kishte rezultuar që të paktën 39 ndërtime të paligjshme nuk ishin konstatuar dhe as referuar nga ana e inspektorëve të INUV-it. Keta te fundit dyshohet se ishin në dijeni të këtyre ndërtimeve të paligjshme dhe i kishin lejuar me bindje, me qëllimin për të marrë përfitime materiale prej shtetasve që kryenin ndërtimet.
Po ashtu, në vijim të hetimeve, rezultoi se edhe disa punonjës të Komisariatit të Policisë nr. 5, i cili mbulon zonën e Kamzës, në bashkëpunim me punonjësit e INUV-it, nuk raportonin për ndërtimet e paligjshme, si edhe ndërhynin tek INUV për lejimin e paligjshmërisë nga ana e qytetarëve të ndryshëm. Edhe për punonjësit e Policisë ka dyshime të arsyeshme se këto ndërhyrje i realizonin përkundrejt pagesave nga ana e qytetarëve të ndryshëm që kryenin punime ndërtuese pa leje. Ndalimet jane bere mengjesin e se merkures, ne kuader te operacioni “smile 3”, nderkohe qe vijon puna per kapjen e 6 personave te tjere te shpallur ne kerkim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.