☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 86.64 ▼0.22%
ARI 4,662 ▲1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $78,140 ▲ +7.38% ETH $2,479 ▲ +6.95% XRP $1.3944 ▲ +10.55% SOL $92.7500 ▲ +5.9%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Arsenal armësh pranë varrezave masive, veriu i Kosovës nën llupën e sigurisë

Zbulimi i mbetjeve mortore në Zubin Potok dhe ai i një arsenali armësh ka rikthyer në fokus hetimin e krimeve të luftës dhe çështjet e sigurisë në veri të Kosovës. Ekspertët vlerësojnë se institucionet kosovare kanë kapacitet për menaxhimin e kërcënimeve të sigurisë.

Në tokën e Zubin Potokut, historia e luftës po nxjerr gjurmë të reja, e dëshmi për krimet serbe ndaj popullsisë shqiptare.

Arsenali i armëve, municionit, pajisjeve ushtarake e dëshmi të tjera të gjetura atje, rihapin debatin për rolin e Serbisë në furnizimin me armatim të strukturave serbe në Kosovë, si dhe tendencat e saj destabilizuese.

Autoritetet kosovare kanë ngritur dyshime se armët e gjetura së fundmi mund të jenë përdorur për vrasjen e 23 personave, mbetjet kockore të të cilëve u gjetën ditë më parë.

Por ekzistenca e sasive të tilla të armatimit ngre dyshime për mënyrën se si janë siguruar, kush i ka ruajtur dhe nëse pas tyre ka pasur mbështetje nga struktura jashtë Kosovës.

“Strategjia serbe konsiston në një kombinim metodash dhe taktikash hibride, që kanë për qëllim destabilizimin e vendit duke instrumentalizuar komunitetin serb në Kosovë, me qëllim që t’i përdorë vazhdimisht ata në betejën kundër Kosovës”, tha për RTK, Arben Fetoshi, drejtuesi i Institutit Octopus.

Por Fetoshi thotë se institucionet vendore po arrijnë të neutralizojnë me sukses kërcënimet serbe.

“Rreziku gjithmonë është evident, ndonëse kapacitetet e institucioneve tona të sigurisë kanë treguar që konsistojnë vazhdimisht në neutralizimin me sukses të këtyre kërcënimeve, mbi bazën e një koordinimi të vazhdueshëm me partnerët tanë strategjikë, për garantimin e sigurisë në të gjithë territorin e vendit”, tha Arben Fetoshi.

Mbetjet mortore të gjetura së fundmi si dhe armët e fshehura, rikthejnë thirrjet për reagim më të fuqishëm ndërkombëtar.

“Institucionet tona po punojnë sa po mundën, po pa lejen e prokurorëve të institucioneve ndërkombëtare është e kot, pa i hapë arkivat e Beogradit, nuk mundën institucionet tona me bë kurrgjë”, tha Gjyle Haziri nga shoqata “Zëri i Prindërve”.

“Është tepër e rëndësishme me i hedhë dritë asaj që ka ndodhë, sepse ju e dini që ne ende sot po gjejmë trupa. Domethënë, ende nuk i kemi edhe 1600 trupa të qytetarëve të vendit tonë, të cilëve s’kemi ku me ua vendos një lule në përvjetorin e rënies së tyre”, Gazmend Syla nga OVL-UÇK.

Qindra armë, mitraloza, mjete shpërthyese, granata dore, detonatorë dhe pajisje te tjera ushtarake u sekuestruan përreth tri lokacioneve në Zubin-Potok, ku së fundmi u zbuluan varreza masive.

Institucionet vendore janë zotuar se do të kërkohen përgjigje për të dëshmuar krimet e luftës, e bashkë me to, do të vazhdoje të sigurohet sundimi i ligjit në çdo cep të vendit./RTK

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.