☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 92.18 ▲1.83%
ARI 4,051 ▼1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,918 ▼ -5.79% ETH $2,235 ▼ -7.89% XRP $1.2062 ▼ -7.95% SOL $89.8400 ▼ -6.89%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.18 ▲1.83 % ARI 4,051 ▼1.51 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.18 ▲1.83 % ARI 4,051 ▼1.51 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Premier League

Arteta ka qenë lider 86 ditë më shumë se City, që nga 2019… Guardiola mund t’i çojë në 5-0 titujt e Premier League

Futbolli është kapriçioz. Arsenali, në krye që nga java e 7-të, ka parë si Manchester City ia rrëmbeu vendin e parë pesë javë para fundit të Premier League. Megjithatë, nuk është rastësi. Ekipi i Pep është bërë specialist i sprintit final. 3 nga 6 titujt e fituar nga Guardiola kanë ardhur me përmbysje në fund. Gjithçka nisi më 2018-19, kur përmbysi 7 pikë ndaj Liverpool-it në javën e 19-të. Kjo prirje u forcua me ardhjen e Mikel Arteta tek Arsenali, më 20 dhjetor 2019.

“Sky Sports” jep një shifër domethënëse: Guardiola ka fituar 4 Premier League, edhe pse që nga ajo kohë ka qenë lider 86 ditë më pak se Arteta (453 kundrejt 539). Arteta, ende në kërkim të titullit të parë, e ka parë dy herë Manchester City t’ia marrë kreun në javën e 33-të (2022-23 dhe 2023-24), duke përmbysur respektivisht 8 dhe 6 pikë. Historia përsëritet edhe këtë sezon, sërish java e 33-të. Të dyja skuadrat kanë nga 70 pikë dhe +37 golavarazhin, por City kryeson falë më shumë golave të shënuar (66 ndaj 63).

“Jam më mirë sepse jemi më afër, por kush mendon se gara ka mbaruar, gabon, – tha Guardiola. – Tani jemi më të qetë se kurrë…, do të përpiqemi ta fitojmë Premier League”. Ai paralajmëron: “Në finalen ndaj Interit, Lukaku goditi me kokë nga dy metra… Ederson na shpëtoi. Pa të, ndoshta s’do ta fitonim Champions-iun”. Megjithatë, Guardiola, si “sprinter”, i afrohet finishit të kampionatit me shpejtësi.

👀🗓️ pic.twitter.com/9uzC4a44BN

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) April 23, 2026

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.