🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.18 ▼0.95%
ARI 3,943 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,973 ▼ -1.21% ETH $2,236 ▼ -0.82% XRP $1.2480 ▼ -0.14% SOL $90.5000 ▼ -1.73%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.18 ▼0.95 % ARI 3,943 ▲0.07 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.18 ▼0.95 % ARI 3,943 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

“Asgjë nuk bie nga qielli”/ Rama flet nga Gramshi: Jam këtu për të dhënë mishin e shpirtin për të kapur atë majë

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ndodhet në Gramsh ku është takuar me të rinj e të reja duke dhënë mesazhe të forta për të rinj e të reja. Rama u shpreh se nuk janë të rënë nga qielli, megjithatë do të bëjë të pamundurën për të kapur majën, ndonëse nuk është aspak e lehtë.

Rama: Ne jemi në mes të luftës dhe ndërkohë që respektojmë këtë detyrim, ne vazhdojmë të vaksinojmë që të mos sabotojmë një proces ku kemi hyrë fuqishëm. U bëj thirrje të gjithëve që most a harrojnë se këtë luftë po e bën dhe po e fiton dhe do ta fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse. Harroni se me ata të tjerët do të vazhdojnë gjërat sic po vazhdojnë në të dyja frontet. Harroni se me ata tjerët rindërtimi dhe vaksinimi e Shqipëria po ndërtojmë me shumë mund do të kryhet nga të tjerët.

Nuk ka forca të tjera që e bëjnë Shqipërinë të ardhmen tonë përveç shqiptarëve që besojnë tek puna, tek mundi, jo tek rruga e shkurtër. Nuk ka asnjë shans tjetër. Çdo gjë tjetër është provuar. Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të besosh se ke rezultat tjetër, do të thotë të jesh budalla.

Secili të ketë shansin të bëjë atë që do me mund, punë, forcë e karakter. Nëse shohim Gjermaninë, Francën, Anglinë, Italinë, kuptojmë se ato vende janë ngjitur vetëm me forcën e karakterit dhe duke fituar betejat e vogla e të bezdisshme që ne shqiptarët nuk i kemi marrë seriozisht duke pritur që të na bjerë nga qielli.

Asgjë nuk bie nga qielli përveç shiut. Nuk ka një fermer që thotë se prodhimet bien nga qiellit, nuk gjen një që thotë se breshëri i shkatërroi prodhimin dhe ai u ngrit përsëri. Jeta është malore dhe kjo botë është e guximtarëve dhe e atyre që nuk tallen.  Jam këtu për të dhënë mishin e shpirtin për të kapur atë majë. Asgjë nuk është e lehtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.