☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,726 ▼0.07%
DOW 53,657 ▲0.16%
NASDAQ 26,460 ▼0.31%
NAFTA 83.14 ▼0.47%
ARI 4,587 ▼1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $78,124 ▼ -2.89% ETH $2,460 ▼ -2.62% XRP $1.4031 ▼ -4.4% SOL $104.7400 ▼ -2.39%
S&P 500 7,726 ▼0.07 % DOW 53,657 ▲0.16 % NASDAQ 26,460 ▼0.31 % NAFTA 83.14 ▼0.47 % ARI 4,587 ▼1.65 % S&P 500 7,726 ▼0.07 % DOW 53,657 ▲0.16 % NASDAQ 26,460 ▼0.31 % NAFTA 83.14 ▼0.47 % ARI 4,587 ▼1.65 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

ASH: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në Kuvend, Stoilkoviq duhet të përgjigjet për gjuhën e tij denigruese ndaj një gruaje

Aleanca për Shqiptarët ka dënuar sulmin verbal të ministrit të Pushtetit Lokal, Ivan Stoillkoviq mbrëmë në Kuvendin e RMV-së.

Nga ASH thonë se kur një përfaqësues publik arrin deri në konfrontime verbale me fjalë përçmuese dhe denigruese sidomos ndaj një gruaje, kjo tregon qartë mungesë respekti jo vetëm ndaj kolegëve, por edhe ndaj institucionit që përfaqëson dhe institucionit më të lartë ligjvënës në vend.

“Kjo sjellje dhe kjo gjuhë urrejtjeje nuk mund të kalojnë pa pasoja duhet të marrin ndëshkimin e merituar. Prandaj, u bëjmë thirrje organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë, që të veprojnë sa më parë, në përputhje me ligjin. Fakti që kësaj radhe objekt i sulmeve verbale ishte një grua e bën ngjarjen edhe më shqetësuese. Asnjë grua nuk duhet të përballet me gjuhë denigruese apo poshtëruese për shkak të angazhimit të saj politik. Respekti për dinjitetin e grave nuk duhet të varet nga bindjet politike, por të jetë një parim i panegociueshëm”.

“Demokracia nuk ndërtohet me ofendime dhe kërcënime, por me kulturë dialogu dhe respekt të ndërsjellë. Kur fjalori fyes zë vendin e argumenteve, dëmtohet seriozisht klima politike dhe dërgohet një mesazh i gabuar për çdo grua që dëshiron të kontribuojë në jetën publike. Retorika dhe sjellja e Stoilkoviqit krijojnë përshtypjen e një politikani që vepron me bindjen se nuk do të përballet me pasoja. Pikërisht kjo ndjenjë paprekshmërie është ajo që ushqen arrogancën dhe e bën të përsërisë të njëjtën sjellje”.

“Institucionet dhe Qeveria kanë detyrimin të reagojnë qartë dhe pa asnjë hezitim ndaj çdo forme të fyerjes dhe gjuhës së urrejtjes. Heshtja ose relativizimi i rasteve të tilla nuk ndihmojnë në mbrojtjen e demokracisë, por krijojnë përshtypjen se sjellje të tilla tolerohen.Qëndrimi ndaj çdo sulmi verbal apo poshtërimi të grave duhet të jetë i njëjtë, pavarësisht se kujt force politike i përkasin ato apo autori i sulmit. Respekti, barazia dhe dinjiteti nuk janë çështje partiake, por vlera themelore që duhet të mbrohen gjithmonë”, thonë nga ASH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.