☁️
Tiranë 27°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,583 ▼0.35%
DOW 51,031 ▼0.54%
NASDAQ 26,970 ▼0.46%
NAFTA 94.39 ▲0.67%
ARI 4,473 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,888 ▼ -2.17% ETH $1,866 ▼ -4.92% XRP $1.2318 ▼ -1.78% SOL $74.5000 ▼ -4.94%
S&P 500 7,583 ▼0.35 % DOW 51,031 ▼0.54 % NASDAQ 26,970 ▼0.46 % NAFTA 94.39 ▲0.67 % ARI 4,473 ▼1.03 % S&P 500 7,583 ▼0.35 % DOW 51,031 ▼0.54 % NASDAQ 26,970 ▼0.46 % NAFTA 94.39 ▲0.67 % ARI 4,473 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Astrit Patozi: PD ka marrë fund, copa të tjera do të ndahen

Ish nën-kryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi mendon se ka ardhur momenti që kjo forcë politike duhet të copëtohet.
Në “Top Talk”, themeluesi i Bindjes Demokratike thotë se shanset që Partia Demokratike të mbyllë luftën e brendshme dhe të sillet si opozitë ka mbaruar.

Ata janë në letargji në një sëmundje të pashërueshme. Nuk shikoj projekt politik, fakti që thonë ata janë non grata ne s‘jemi, është banale. Mendësia e konsiderimit të pronës publike si privati, adhurimi dhe ndjekja e tij deri në pikën e fundit. Unë nuk shikoj që PD mund të bashkohet, nuk ka asnjë shans. Do qëndrojë një copë e madhe të Berisha, një copë te Basha. Kjo është sëmundje, është epidemi. Do jetë si kukullat ruse. Nuk duhet të merresh me ata opozitarë që nuk duan të reflektojnë e ndryshojnë. Ka nga ata që e konsiderojnë politikën si biznes dhe pjesa tjetër e heshtur është modeste, disa nuk kanë lindur ende”-tha Patozi.

Sipas tij, të gjitha forcat opozitaret duhet të bashkohen dhe të jenë një ofertë e re për shoqërinë, të marrë fund autokracia dhe të ndryshohet sistemi. Nëse nuk ndryshohet ky sistem, sipas Patozit, nuk do mund të goditet pushteti i Ramës e as kryetarokracia siç e quan ai.

“Të gjithë vektorët opozitarë që s’kanë lidhje as me foltoren e me vulën, duhet të bëjnë një koalicion mbi një projekt politik që duhet të jetë ofertë për shoqërinë. Që ky sistem s’është fatkeqësi natyrore, këtë e ka bërë njeriu dhe kjo zhbëhet. Këtu duhet të jenë të ftuar edhe dy kontingjentët e pashërueshme. Në rast se Berisha apo Basha dhe ata që do dalin nga beteja në partinë e Vulës, janë të ftuar ti bashkohen këtij projekti dhe të shkojnë si opozitarë që të ndryshohet sistemi. Nëse nuk ndryshohet sistemi nuk i kemi ofruar shoqërisë projekt politik, që të ndryshojë qeverisjen mendësinë, dhe të godasin pushtetin e kryeministrit, edhe të kryetaro-kracisë së opozitës. Ky është sistem i kalbur që mbahet në këmbë nga ndryshimet kushtetuese të 2008.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.