☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.95 ▲0.05%
ARI 4,075 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,939 ▲ +1.32% ETH $2,351 ▲ +1.83% XRP $1.3292 ▲ +3.14% SOL $101.2900 ▲ +1.07%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,075 ▲0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,075 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Atentat mafioz në Durrës, vriten me armë zjarri dy persona

aNjë atentat i stilit mafioz është regjistruar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Durrësit, ku persona ende të paidentifikuar, kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti në lëvizje, duke i marrë jetën dy personave.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se viktimat janë Ervin Kodra, 33 vjeç nga Durrësi dhe Endri Caushaj, 25 vjeç nga Vlora. Të dy personat kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip BMË me targa AA 292 IH nga shëtitorja “Taulantia”, në afërsi të hyrjes së Portit, në drejtim të rrugës “Skënderbej”, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatike.
Si pasojë, kanë humbur jetën menjëherë dy të rinjtë që ishin në makinë, ndërsa automjeti ka dalë jashtë kontrollit dhe është përplasur me një tjetër mjet që ndodhej në rrugë.
Nga ana e saj, Policia e Durrësit ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur mbledhjen e provave dhe të dëshmive që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Po ashtu, pika të shumta kontrolli janë ngritur në të gjitha akset kryesore të qytetit, ndërsa janë sekuestruar dhe pamjet filmike të disa bizneseve që ndodhen përgjatë vendit ku ka ndodhur atentati, për të zbardhur dinamiken e ngjarjes dhe për të zbuluar itinerarin e ndjekur nga autorët pas kryerjes së krimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.