ATHINË- Policët grekë protestojnë kundër pagave të ulëta dhe rritjes së kostos së jetesës
ATHINË, 15 tetor /ATSH -AA/ – Qindra policë kanë protestuar në Athinë kundër pagave të ulëta dhe rritjes së kostos së jetesës, duke kërkuar masa për të lehtësuar presionin financiar me të cilin përballen.
Siç raporton PoliceNET, efektivët u mblodhën para ish-Akademisë së Policisë, përpara se të marshonin drejt ministrisë përkatëse.
Protesta u organizua nga sindikatat e punonjësve të policisë në kryeqytetin Athinë dhe në qytetin portual Selanik, të cilat u bënë thirrje sindikatave të policisë në të gjithë Greqinë t’i bashkoheshin demonstratës.
Sindikatat thanë se efektivët përballen me probleme dhe sfida të përbashkëta, duke kërkuar “zgjidhje konkrete dhe dinjitet”.
Ato kërkuan gjithashtu njohjen e kontributit të policëve që shërbejnë në dy qendrat më të mëdha urbane të vendit, duke vënë në dukje presionin me të cilin përballen gjatë kryerjes së detyrës.
Protesta u zhvillua pas ankesave të përfaqësuesve të policisë për pagat e ulëta dhe rritjen e kostos së jetesës, të cilat, sipas tyre, ua vështirësojnë mbulimin e shpenzimeve të përditshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.