Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt
Avokati i Popullit ka shkuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier për të inspektuar ligjshmërinë e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe kushtet në të cilat ai po mbahet në izolim.
Inspektimi vjen pas transferimit të Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, më 28 tetor, dhe pas deklaratës së avokatit të tij Plarent Ndreca se ai po qëndron në një qeli pa dritare dhe nën mbikëqyrje të plotë.
Ndërkohë, deri në këtë moment, nuk ka pasur një reagim publik nga Ministria e Drejtësisë lidhur me transferimin dhe kushtet e raportuara të izolimit.
Më herët me një shkresë zyrtare, Veliaj iu drejtua institucioneve përkatëse duke u kërkuar që t’i vënë në dispozicion urdhrin dhe arsyen e transferimit të tij.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.