🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 01 May 2026
S&P 500 7,209 ▲1.02%
DOW 49,652 ▲1.62%
NASDAQ 24,892 ▲0.89%
NAFTA 105.76 ▲0.66%
ARI 4,645 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
₿ CRYPTO
BTC $76,331 ▲ +0.62% ETH $2,258 ▲ +0.05% XRP $1.3669 ▼ -0.17% SOL $83.0200 ▼ -0.02%
S&P 500 7,209 ▲1.02 % DOW 49,652 ▲1.62 % NASDAQ 24,892 ▲0.89 % NAFTA 105.76 ▲0.66 % ARI 4,645 ▲0.33 % S&P 500 7,209 ▲1.02 % DOW 49,652 ▲1.62 % NASDAQ 24,892 ▲0.89 % NAFTA 105.76 ▲0.66 % ARI 4,645 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
01 May 2026
Breaking
Ekonomia

Azilkërkuesit shqiptarë, probleme në 8 shtete të BE

Gjermania nuk është i vetmi vend i BE ku numri i shqiptarëve që kërkojnë azil është rritur me shpejtësi. Janë plot 8 vende që po njohin një numër rekord aplikimesh, të paparë ndonjëherë, që prej fillim-viteve ’90.

Në total, Shqipëria është vend i gjashtë përsa i përket numrit të azilkëruesve, sipas statistikave të publikuara nga organizata hollandeze, Vluchtelingenëerk, një organizatë jo-fitimprues që monitoron refugjatët në Bashkimin Europian. Këto të dhëna janë mbështetur edhe nga raporti i fundit i agencisë Europiane për statistikat, Eurostat, që në raportin e saj ka publikuar një listë me shtetësinë e aplikuesve në mars të 2015.

Ajo që vihet re është që në 8 vende të Bashkimit Europian shtetasit Shqiptar përbëjnë grupet kryesore si aplikues për azil. Në Islandë problemi është me i madh, ku 11% e aplikuesve për azil janë shtetas shqiptar dhe sjellin numrin e aplikuesit me të lartë në ketë vend. Në Liechtenstein dhe Irlandë shqiptarët përbëjnë grupimin e tretë. Në Francë dhe Luxemburg janë në vendin e katërt dhe në Angli e Greqi në të pestin. Në Gjermani, sipas raportit të fundit të Ministrisë së Brendshme të këtij vendi, në mars shqiptarët zunë vendin e tretë që mbanin serbët, me mbi 3 mijë aplikime për azil. (shih tabelën poshtë).

Në raportin e Eurostat theksohet që 92% e kërkesave janë refuzuar dhe shumica dërmuese e aplikuesve është kthyer në Shqipëri. Vetem 2% nga shqiptarët marrin një pergjigje pozitive në vendet e Bashkimit Europian, 4% u lejohet një qëndrim i përkoshëm për një vit (subsidiary protection) për të fituar të drejtën për shtetësi osë për bashkim familjar. Qëndrim për arsye humanitare përfitojnë vetëm 2 % e aplikuesve për azil, edhe kjo deri në përmirësimin e situatës.

Shqipëria rrezikon kështu për të parën herë që liberalizimi i vizave t’i vihet në diskutim. Parlamenti Europian ka miratuar prej vitit të shkuar edhe një ligj që lejon çdo vend të BE -së që ka probleme me azilkërkuesin të kërkojë pezullimin e regjimit të vizave. Shqiptarët kanë shtuar këtë muaj edhe kërkesat për pasaporta biometrike. Mbi 700 persona nuk janë lejuar këtë muaj të udhëtojnë pa viza nga autoritetet policore shqiptare në kufi, pasi nuk patën dokumentacionin e nevojshëm dhe u dyshuan si potencial për azikërkues. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako nxorri një qarkore dy ditë më parë për të udhëzuar policinë në kufi që të shqyrtojë me imtësi dokumentacionin e atyre që lëvizin me pasaporta biometrike. Ai ka pohuar se Shqipëria rrezikon liberalizimin e vizave. Nga BE kanë ardhur sinjale të forta se numri i azilkërkuesve shqiptarë po shndërrohet në një fenomen problematik. Politikës i është kërkuar që të kthejë besimin tek qytetarët. Në fillim të muajit, dhjetëra familje kuksiane, të pashpresa për të jetuar në Shqipëri në kushtet e thellimit të papunësisë dhe pakësimit të të ardhurave, u nisën drejt Gjermanisë. Qeveritë e disa vendeve kanë nisur fushata sensibilizuese për kthimin vullnetar të shqiptarëve që aplikojnë për azil, siç tregon borshura e mësipërme e qeverisë belge.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.