Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 08 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.76 ▲6.13%
ARI 4,087 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,121 ▼ -2.12% ETH $1,736 ▼ -2.28% XRP $1.0878 ▼ -2.59% SOL $77.1500 ▼ -4.55%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.76 ▲6.13 % ARI 4,087 ▼1.7 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.76 ▲6.13 % ARI 4,087 ▼1.7 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Kosova

Babë e bir të akuzuar për vrasjen e kushëririt në Skenderaj, Gjykata urdhëron ekspertizë psikiatrike për Bujar Ibishin

Në Gjykatën e Mitrovicës është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj Hisni dhe Bujar Ibishit, babë e bir, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Ismet Ibishit, në një kafiteri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj më 12.02.2025.

Duke shprehur vërejtje lidhur me ekspertizën psikiatrike të kryer nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK), avokatja e të akuzuarit Hisni Ibishi, Kada Bunjaku-Përçuku, propozoi që në seancën e radhës të ftohen ekspertët për të dhënë sqarime lidhur me këtë.

“Kam propozuar që të kryhet ekzaminim i drejtpërdrejtë psikiatrik për të mbrojturit tim me qëllim që të vërtetohet se të shtënat me armë i ka kryer në troditje të fortë mendore apo jo. Në bazë të ekspertizës me shkrim dhe konstatimit përfundimtar vërtetohet se nuk e kanë ekzaminuar apo nuk kanë dhënë mendim lidhur me këtë rrethanë” – theksoi avokatja.

Ndërkaq, avokati i Bujar Ibishit, Naim Rudari, i propozoi trupit gjykues që ndaj të pandehurit të kryhet ekspertizë psikiatrike, pasi që, sipas tij, nuk kanë pranuar dosje mjekësore, por vetëm një raport prej dy faqesh.

Ai tha se përmbajtja e këtij raporti shëndetësor sjell rrethana të panjohura për gjendjen e të akuzuarit para, gjatë dhe pas ngjarjes.

“Nga përmbajtja e këtij raporti është vërtetuar se i paraburgosuri është trajtuar në qendrën e paraburgimit dhe monitoruar për shkak të diagnozës çrregullim i personalitetit me tipare skizoide dhe çrregullim i personalitetit borderline. Ndër të tjera, raporti përshkruan se pacienti ka manifestuar ngarkesë të shtuar emocionale, ankth, labilitet emocional, si dhe prani të ideve suicidale”- tha avokati.

Propozimet e dy mbrojtësve i kundërshtuan prokurori i shtetit, Sahit Tmava, dhe mbrojtësi i palës së dëmtuar, Fisnik Sogojeva, duke theksuar se ato “kanë për qëllim zvarritjen e procedurës”.

Prokurori Tmava arsyetoi kundërshtimin duke thënë se Prokuroria nuk ka pasur asnjë dokumentacion lidhur me të pandehurin Bujar Ibishi, sipas të cilit “i njejti vuan nga ndonjë çrregullim psiqik para apo pas kryerjes së veprës penale”.

Sipas avokatit të palës së dëmtuar, Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka sqaruar se Bujar Ibishi nuk ka shfaqur asnjë rrethanë që do të mund të asocionte se në ditën kritike ka qenë i afektuar për të mos qenë i vetëdijshëm për vendimet që ka marrë.

Sa i përket të atit, Hisni Ibishit, prokurori tha se është i mjaftueshëm konstatimi i ekspertëve lidhur me gjendjen e shëndetit të tij mendor.

Edhe avokati potencoi se në faqen e fundit të ekspertizës është sqaruar nga ekspertët se “sa i përket ditës kritike, aftësia për të gjykuar veprën si dhe aftësia për kontrollin e veprimeve dhe pasojave nuk ka qenë e afektuar”.

Pas deklarimeve të palëve, gjyqtari Izet Gërguri vendosi të refuzojë propozimin e avokates që IPFK-ja të urdhërohet ta plotësojë ekspertizën psikiatrike për të pandehurin Husni Ibishi.

Ndërkaq, ai aprovoi propozimin që në seancën e radhës të ftohet kryesuesi i grupit të ekspertëve që kanë kryer ekspertizën për Hisni Ibishin, me qëllim që të japë sqarimet e nevojshme.

Po ashtu, Gjykata aprovoi propozimin e avokatit Naim Rudari që ndaj të pandehurit Bujar Ibishi të kryhet ekspertizë psikiatrike.

“Gjykata me urdhëresë të veçantë do ta urdhërojë IPFK-në për kryerjen e kësaj ekspertize dhe detyrat”- theksoi gjyqtari.

Në seancën e mbajtur më 19.05.2026 është dëgjuar dëshmitari Safet Ismajli.

Ai deklaroi se kishte qenë në lokal rreth 10 deri në 15 minuta para se të hynte i pandehuri Hisni Ibishi.

Dëshmitari kishe dhënë versionin e tij se si ndodhi vrasja.

“E mbaj mend që ka hyrë vetëm Hysniu, tjetrin nuk e mbaj mend. Plumbat e parë që kanë kërsitë është bërë tym e mjegull aty. Jemi shtri përtokë, disa kanë ikur, disa kanë dalë jashtë, disa kanë hyrë në banjo” – kishte deklaruar ai.

Sipas dëshmitarit, para se i akuzuari Hisni Ibishi të shtinte me armë, ishte afruar te tavolina ku ndodhej viktima dhe, sipas tij, i kishte kërkuar të zhvishej.

“Ka hyrë brenda, e kam parë që ka shku te tavolina, aty i ka thënë Ismetit: “Deshu!”. Pastaj ka krisë alltia edhe ma sen nuk di”- kishte thënë dëshmitari Ismajli.

Sipas Prokurorisë, më 12 shkurt 2025, në një lokal në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, të pandehurit, së bashku dhe të vetëdijshëm për veprimet e tyre, me dashje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerin I.I., ashtu që, derisa viktima ishte duke pirë kafe në lokal, të pandehurit, posa kanë hyrë në lokal, i kanë nxjerrë armët dhe kanë shtënë në drejtim të viktimës, ndërsa goditjet kanë rezultuar vdekjeprurëse./Kallxo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.