☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

“Ballkani i hapur”: Zero kosto e kohë për bizneset në kufij, hiqen lejet e punës

Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin për lehtësimin e importeve, eksporteve dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor që u nënshkrua në Forumin Ekonomik “ Ballkani i Hapur” më 29 korrik në Shkup, është një dokument konkret për forcimin e bashkëpunimit ekonomik të vendeve pjesëmarrëse, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia në një intervistë për ATSH-në, deklaroi se ky memorandum synon lehtësimin e procedurave doganore të palëve dhe autoriteteve të tjera inspektuese të mallrave në kufi (si inspektimi veterinar, sanitar dhe fitosantar dhe inspektimi ushqimor), të formaliteteve, kontrolleve dhe numrin e dokumenteve që do t’u kërkohet bizneseve në kufi.

“Këto masa kanë për qëllim uljen e kohës së inspektimeve që përkthehet në ulje të kostove për operatorët e biznesit”, deklaron ai.

Kadia shpjegon për ATSH se nga ana e palës shqiptare, ky dokument është negociuar duke patur parasysh problematikat e ngritura nga kompanitë shqiptare lidhur me dokumentet sanitare dhe fitosanitare me qëllim final të adresimit të tyre, jo vetëm në nivel trepalësh, por duke patur parasysh të ardhmen me përfshirjen edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas këtij memorandumi, palët angazhohen që të njohin në mënyrë të ndërsjellë rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të mara nga ngarkesat e mallrave bujqësore/ ushqimore në importim.

Njohja e këtyre certifikatave është një aspekt tjetër i reduktimit të kostove për bizneset, si nga ana e pagesave të shtuara për ribërjen e analizave, por edhe nga pikëpamja e kohës që nevojitet për t’i kryer ato.

“Kjo do të thotë qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe nxjerrja e tyre në treg në momentin që biznesi e planifikon. Për më tepër kjo është e rëndësishme për produktet ushqimore, të cilat duhet të arrijnë të freskëta tek konsumatori”, thotë zv.ministri për ATSH.

Një Memorandum tjetër i rëndësishëm është Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin lidhur me aksesin e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Kadisë, ky dokument është një hap konkret i vendeve tona për të afruar njerëzit dhe tregjet tona të punës duke hequr lejet e punës.

Zv.ministri thekson për ATSH se ky Memorandum do t’i hapë rrugën që edhe palët e tjera të përshpejtojnë përpjekjet për të përmirësuar legjislacionin e tyre të brendshëm, duke ofruar të njëjtën gjë, kushte të lehtësuara për qytetarët tanë shqiptarë, të heqin lejet e punës për punëtorët siç e ka bërë dhe Shqipëria.

“Ky është një lajm i mirë për qytetarët tanë që duan të integrohen në tregun e punës të Ballkanit Perëndimor. Është e rëndësishme të theksohet se për arritjen e këtyre objektivave, palët i kanë vënë theksin bashkëpunimit të autoriteteve përgjegjëse për realizimin e objektivave, duke vendosur një afat për realizimin e takimit të parë, jo më vonë se dy muaj nga data e nënshkrimit të memorandumit, si dhe raportimit periodik pranë qeverive respektive për rezultatet e arritura”, deklaron Kadia për ATSH.

Zv.ministri i Financave shpreh besimin se intensifikimi i lëvizjes së punëtorëve do të sjellë zgjerimin e tregjeve kombëtare të punës, krijimin e oportuniteve të reja për punësim dhe ndarjen e eksperiencave, aftësive dhe mjeshtërive të tyre, duke i vendosur punëtorët në një “garë” për t’i rritur ata profesionalisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.