☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Bankat nuk e “dëgjojnë” Sejkon, ngec kredia, rënia vjetore -1.6% në prill

Huaja për ekonominë ka ngecur prej shumë muajsh tashmë. Statistikat mujore të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se edhe në prill kreditimi për bizneset e individët nuk ka mundur të rikuperohet. Stoku i huasë për ekonominë ishte 547.5 miliardë lekë në prill, pothuajse në të njëjtin nivel me marsin.
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti të mëparshëm kreditimi ka rënë me 1.6%. ndërsa në raport me fundin e 2015-s huaja ka shënuar një rritje të papërfillshme.

Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të nxitur kreditimin në ekonomi përmes lehtësimit të politikës monetare dhe thirrjeve të drejtpërdrejta të guvernatorit drejtuar bankave për këtë qëllim duket se nuk janë “dëgjuar” nga bankat.
Dy muaj më parë guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, në një takim të posaçëm me drejtues të sistemit bankar u bëri thirrje të rrisin huadhënien për ekonominë. Në prill dhe në maj, institucioni monetar qendror uli dy herë radhazi normën bazë, duke e zbritur në nivele rekord prej 1.25%.

Sërish, ky agresivitet I bankës së Shqipërisë nuk po reflektohet në rritje të huadhënies. Bankat pohojnë se kërkesa nga bizneset është e dobët, ndërsa në kahun tjetër kujdesi është shtuar. Fshirja e kredive të këqija nga bilancet e bankave është një tjetër arsye që ka ndikuar në këtë tendencë.

Bankierët pohojnë ndërkohë se ata janë aktiv në kredidhënie, por po mungojnë huatë e mëdha, ndaj dhe stoku nuk po rritet. Tashmë huadhënia është përqendruar te bizneset e mesme e të vogla.

Të dhënat tregojnë se në 2016-n tkurrjen më të mëdha e shënuan kreditë për korporatat në valutë, që kanë rënë me gati 6% me bazë vjetore.
As individët nuk po marrin hua. Për këtë segment, rritja vjetore ishte vetëm 0.5%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.