☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,565 ▲0.29%
DOW 52,632 ▲0.28%
NASDAQ 26,267 ▲0.23%
NAFTA 71.17 ▼1.26%
ARI 4,118 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,051 ▲ +2.2% ETH $1,794 ▲ +3.24% XRP $1.1032 ▲ +1.31% SOL $77.9500 ▲ +0.4%
S&P 500 7,565 ▲0.29 % DOW 52,632 ▲0.28 % NASDAQ 26,267 ▲0.23 % NAFTA 71.17 ▼1.26 % ARI 4,118 ▼0.55 % S&P 500 7,565 ▲0.29 % DOW 52,632 ▲0.28 % NASDAQ 26,267 ▲0.23 % NAFTA 71.17 ▼1.26 % ARI 4,118 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave

Sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin 2025 me një zgjerim të ndjeshëm të kreditimit për blerjen e pronave. Kredia për pasuri të paluajtshme arriti në rreth 4.7 miliardë euro, duke zënë rreth 52% të totalit të portofolit të kredisë.

Sipas Raportit të Mbikëqyrjes Vjetore të Sistemit Bankar për vitin 2025, pesha më e madhe i përket kredive për blerje banesash nga individët, të cilat përbëjnë 26.8% të totalit të kredisë së sistemit bankar.

Pas tyre renditen kreditë për pasuri të paluajtshme të marra nga bizneset, me një peshë prej 24.3%. Të dyja kategoritë së bashku përbëjnë rreth 52% të stokut total të kredisë së dhënë nga bankat.

Në vlerë, stoku i kredisë për prona dhe pasuri të paluajtshme arrin në rreth 243.6 miliardë lekë për individët dhe 216 miliardë lekë për bizneset, me një total prej rreth 470 miliardë lekësh, ose afërsisht 4.7 miliardë euro.

Këto të dhëna tregojnë se sistemi bankar ka krijuar një ekspozim të konsiderueshëm ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme, si për individët ashtu edhe për bizneset.

Banka e Shqipërisë e ka konsideruar rritjen e shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme si një burim të mundshëm rreziku për stabilitetin financiar. Për këtë arsye, vitin e kaluar u miratuan kufij të rinj për dy tregues kryesorë: raportin mes vlerës së kredisë dhe vlerës së pronës, si dhe peshën e këstit mujor në raport me të ardhurat e huamarrësit.

Këto masa synojnë të kufizojnë dhënien e kredive shumë të larta krahasuar me vlerën e pronës dhe të shmangin situatat kur këstet mujore rëndojnë ndjeshëm mbi të ardhurat e familjeve.

Pavarësisht masave të marra, kredia për pasuri të paluajtshme për individët ka vijuar të shënojë rritje, ku ndikim ka pasur edhe procesi i rivlerësimit të pronave me ulje të detyrimeve tatimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.