☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Bankers i kërkon 2.5 milionë euro rimbursim Doganave për holluesin

Kompania Bankers Petroleum i ka kërkuar Doganave që t’i rimbursojnë rreth 2.5 milionë euro të cilat janë paguar si rentë minerare për holluesin që është importuar në funksion procesit të nxjerrjes së naftës. Një padi e depozituar nga kompania në Gjykatën Administrative të Apelit, për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave si dhe atë rajonale të Vlorës jep edhe detajet për arsyet e kësaj nisme. Palë të treta të përfshira në këtë çështje janë edhe Ministria për Financat dhe Ekonomisë si dhe Avokatura e Shtetit.

Në objekt të padisë kërkohet “detyrimi i Degës së Doganës Vlorë, të përmbushe kushtëzimin e nenit 249 të Kodit Doganor duke rimbursuar detyrimin e eksportit për Taksën e Rentës Minerare për artikullin “Hollues” (të importuar dhe injektuar për procesin teknologjik të nxjerrjes dhe transportit si dhe të eksploruar), të cilat nuk përbënin detyrim, pagesë rente minerale, për periudhën 09.03.2014 deri më 30.12.2014 në shumën 324 299 653  lekë”.

Kjo nuk është hera e parë që Bankers dërgon institucionet tatimore apo doganore në Gjykatë në lidhje me procedura të ndjekura prej tyre. Vetëm për vitin 2017 kompania dërgoi në Gjykatën Admninistative të Apelit të paktën katër çështje në dy prej të cilave ishte Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve lidhur me vlerësimet tatimore të vitit 2012, vlerësim tatimor 2016 apo rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kompania ka një historik të gjatë përplasjesh të lidhura ngushtë me detyrimet që janë pretenduar nga qeveria dhe mosdakordësinë e Bankers për vlerësimet e bëra nga ana e tyre. Situata u rëndua dy vite më parë kur përmes një vlerësimi të bërë nga institucionet kompanisë ju kërkua që të paguante 57 milionë dollarë.

Përmes kontraktimit të një audituesi të pavarur u bë analiza e shpenzimeve e cila rezultoi në favor të kompanisë çka detyroi qeverinë që të rishikonte vendimin e saj të parë duke bërë rakordim.

Kompania e themeluar në vitin 2004 ka një marrëveshje hidrokarbure të nënshkruar me qeverinë për të ushtruar aktivitetin e saj të kërkimit dhe prodhimit të naftës në fushën e Patos-Marinzës. Kanadezët shitën aksionet tek kompania Geo -Jade Petroleum Corporation, një marrëveshja e cila mori miratimin e qeverisë kineze në vjeshtën e vitit 2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.