☁️
Tiranë 22°C · Vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 97.71 ▲2.4%
ARI 4,671 ▼1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $80,972 ▲ +0.2% ETH $2,336 ▲ +0.34% XRP $1.4513 ▲ +1.59% SOL $95.2900 ▲ +1.02%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.71 ▲2.4 % ARI 4,671 ▼1.26 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.71 ▲2.4 % ARI 4,671 ▼1.26 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
roze

Banore në pallatin që e përpinë flakët, reagon ish-konkurrentja e Ferma VIP: Zjarri shumë i fuqishëm

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Gloria Meshi, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu pallatin shumëkatësh pasditen e së martës në Tiranë, duke bërë të ditur se ka qenë banore në atë ndërtesë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meshi falenderoi të gjithë për mesazhet dhe interesimin, duke theksuar se ajo dhe familja e saj janë mirë.

Përshëndetje, faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar për zjarrin e rënë. Unë dhe familja ime jemi mirë, faleminderit Zotit. Për shkak të zjarrit në pallatin dhe shtëpinë time, do të jetë e pamundur që të postoj këto ditë në vazhdim për bashkëpunimet e mia aktive, përveç se çfarë kam gati të bërë para këtyre dy ditëve“, shkruan Gloria.

Në një reagim tjetër, Meshi shprehu mirënjohje për zjarrfikësit dhe policinë, duke theksuar rrezikun me të cilin u përballën gjatë ndërhyrjes. Sipas saj, disa prej tyre u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa zjarri ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Kam parë lajme e komente për zjarrfikës e punonjës policie, por askush s’e di se sa kanë rrezikuar jetën, në çfarëdo kushtesh të këqija pune ishin ata; të gjithë super të sjellshëm e të dhimbshur për të gjithë njerëzit në atë situatë. Faleminderit shumë i madh për të gjithë me radhë. 7 prej tyre u asfiksuan dhe shkuan në urgjencë, të paktën që unë i pashë, dhe shumë prej tyre iu shkri koka, e cila duron deri në 1200 gradë. Zjarri ka qenë shumë i fuqishëm dhe kishte ekstremisht shumë tym. Para se të komentoni, thoni faleminderit që rrezikojnë jetën për një rrogë të qeshur“, shprehet ish-fermerja.

Policia ka vënë nën hetim ndërtuesin e kompleksin “Arlis”, Armand Lilo. Po ashtu është arrestuar administratori i pallatit Agron Cara, menaxherja e marketit Razie Sula, si edhe inxhinieri i kompanisë Enver Ademi dhe Altin Furtuna, kontraktori që ka bërë fasadën.

Zjarri dyshohet se ka nisur në cepin e një marketi në disa mbeturina kartoni që i kishin lënë punonjësit e marketit. Zjarri aksidentalisht ka përfshirë mbeturinat dhe më pas është përhapur dhe në fasadën e pallatit.

/vizionplus.tv

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.