🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.22 ▲1.28%
ARI 4,415 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,822 ▼ -0.03% ETH $2,496 ▲ +0.47% XRP $1.4262 ▲ +2.25% SOL $103.6800 ▲ +0.42%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.22 ▲1.28 % ARI 4,415 ▼0.55 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.22 ▲1.28 % ARI 4,415 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Boterori

Barcelona nuk dorëzohet, bën ofertën e radhës për Rodrin dhe i ofron City-t 70 mln euro!

Barcelona ka bërë ofertën e tretë zyrtare për Rodri Hernández, duke tentuar të bindë Manchester Cityn të lërë të lirë mesfushorin spanjoll.

Klubi anglez kishte refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, prej 45 milionë eurosh plus bonuse, ndërsa edhe propozimi i dytë, i cili me realizimin e bonuseve mund të arrinte rreth 65 milionë euro, nuk ishte pranuar.

Manchester City gjatë ditëve të fundit ka bërë të ditur se do të ishte i gatshëm të diskutonte largimin e Rodrit për një shumë mes 70 dhe 80 milionë eurosh. Në këtë situatë, oferta e tretë e Barcelonës mund të jetë shumë pranë shifrës që anglezët kërkojnë.

Një faktor i rëndësishëm në negociata është edhe dëshira e vetë futbollistit. Rodri i ka dhënë tashmë “po”-në e tij Barcelonës dhe Manchester City është në dijeni të vendimit të mesfushorit.

Rodri u shfaq të premten në qendrën stërvitore të Manchester Cityt, ndërsa trajneri Enzo Maresca konfirmoi se lojtari është në gjendje të mirë pas një ndërhyrjeje të vogël në shpinë.

“E pashë Rodrin tani në ndërtesë, e përqafova fort. Duket mirë, ndaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Maresca pas seancës stërvitore.

Mesfushori spanjoll ndodhet aktualisht në fazën e rikuperimit dhe nuk dihet nëse do të jetë pjesë e skuadrës për finalen e Community Shield ndaj Arsenalit, që luhet të dielën.

Ndërkohë, Manchester City po përpiqet të përfitojë maksimalisht nga situata dhe të sigurojë shumën e dëshiruar për një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Klubi anglez po mendon ta përdorë një pjesë të parave nga shitja e Rodrit për të tentuar transferimin e Enzo Fernández nga Chelsea.

Chelsea kërkon rreth 140 milionë euro për mesfushorin argjentinas. Në të njëjtën kohë, largimi i Reijnders drejt Al Qadsiah për rreth 60 milionë euro pritet të finalizohet së shpejti, duke i dhënë Manchester Cityt më shumë hapësirë financiare për të ndërhyrë në merkato.

Tashmë topi është në fushën e Manchester Cityt. Barcelona ka bërë ofertën e tretë dhe është afruar ndjeshëm me kërkesën e anglezëve, ndërsa Rodri e ka bërë të qartë se dëshiron të transferohet në “Camp Nou”.

Saga e mesfushorit spanjoll mund të hyjë kështu në fazën vendimtare gjatë ditëve të ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.