🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 13 May 2026
S&P 500 7,444 ▲0.59%
DOW 49,693 ▼0.13%
NASDAQ 26,402 ▲1.2%
NAFTA 101.30 ▼0.86%
ARI 4,695 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,664 ▼ -1.44% ETH $2,257 ▼ -1.21% XRP $1.4194 ▼ -1.52% SOL $91.0000 ▼ -4.09%
S&P 500 7,444 ▲0.59 % DOW 49,693 ▼0.13 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 101.30 ▼0.86 % ARI 4,695 ▲0.18 % S&P 500 7,444 ▲0.59 % DOW 49,693 ▼0.13 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 101.30 ▼0.86 % ARI 4,695 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Politika

Basha, akuza Ramës, Berishës e Metës: 14 maji i nxori pakicë, nuk më trembin e as më ndalin

Tre pikave të rëndësishme të paketës së ndryshimeve që ai premton me rikthimin e tij në politikën aktive 1 vit pas dorëheqjes si kreu i PD, Lulzim Basha u mëshoi sot gjatë një takimi me gra demokrate në Tiranë.

Basha goditi ashpër marrëveshjen PD-PS në 2008 për ndryshimin e Kushtetutës dhe theksoi se zgjedhjet e 14 Majit tregojnë se treshja Rama-Berisha-Meta janë pakicë.

“E vërteta është se pakti kushtetues Rama –Berisha i 2008-ës është varri i demokracisë. Sistemi mazhoritar me korrigjim proporcional shumëfishoi problemet. Ndonëse ligji për “Dekriminalizminin” u miratua, e keqja bëri bypass. Do të kufizojmë mandatin e Presidentit, me shumë pak kompetenca, në vend që të kthejmë kompetencat e 2008-ës. Listat e hapura, vetingu i politikanëve dhe kufizimi i mandateve janë tre propozime bazë dhe 80-90% e qytetarëve të pyetur para dy vitesh ishin pro këtyre propozimeve.

14 Maji tregoji se klasa e vjetër politike që ka zënë vendin prej fyti prej 33 vitesh janë pakicë. Të tre janë pakicë. Shumicës duhet t’i japim mundësi të flas, t’i japim zërin. Ndryshimet në sistemit politik dhe meritokracia në politikë do t’i hapin rrugën edhe fushave të tjera të jetës”, tha Basha.

Sipas ish-kryedemokratit “asnjë shqiptar nuk e ka për borxh që ta mbajnë peng”, ndaj ftoi demokratët që të punojnë për të ndalur përpjekjen e asaj që i referohet si politika e vjetër për t’i mpirë nervin shoqërisë.

“Këta e kanë kuptuar që mua as më trembin as më ndalin. E kanë me njerëzit, nuk duan të demonizojnë një person por interesin për debatin mbi ju. Gënjeshtrat e tyre monstruoze më bëjnë të qesh. Mezi pres ditën kur nuk do të flasim më për lojërat e tyre, por do të flasim për qytetarët, për hallet e tyre dhe ndryshimin”, u shpreh ish-kreu i PD.

“Këtu opozitën e fusin në qorrsokak dhe thonë zgjidhni kush është e keqja më e vogël nga ne. Ça politike është kjo. Kjo është faqja e zezë e politikës shqiptare të 30 viteve. Më zgjidhni mua ju, jo këto dy të këqija të mëdha. Unë ju them hapja e listave ata thonë pse ke dalë me T-shirt. Njëri thotë i shitur, tjetri thotë i blerë dhe ndërkohë e mbajnë tavën vetëm të tre, mos t’i kthehet qytetarëve ajo që është në tavë, që janë miliarda euro të taksave. Qytetarët  i kthejnë në një turmë trushpëlarë, që pastaj të ndjekin si delet e kopesë. Por kjo nuk është Shqipëria për të cilën jam futur në politikë në 2005. Kjo është Shqipëria që duan ata që s’duan të ndryshojnë asgjë.

I keni parë si i kanë shprehjet? Sikur ulen natën bashkë dhe i shkruajnë me njëri-tjetrin. Hallet i kanë të përbashkëta. Si ta mbajnë Shqipërinë nën sundimin e tyre. Njëri në fuqi dhe tjetri si gjoja opozitë. Duhet t’i kthejmë shpinën këtyre dhe në veçanti atyre që na rrinë si gjyle të vjetra.

Asgjë për njerëzit. As për koston e jetesës, as për arsimin, as për rrogat. Merrini pyetini sa është kostoja e jetesës. Askush nuk e di. Të paktën ta dinë sesa kokrra vezë, sa qumësht sa bukë mund të blejë rroga mesatare e një shqiptari. Kjo është politika pa integritet, e pafytyrë. Antidoti është të mos u shkojmë nga mbrapa dhe mos të dëgjojmë, por të dëgjohet zëri i shqiptarit të thjeshtë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.