☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.40 ▼1.24%
ARI 4,368 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $86,498 ▲ +1.22% ETH $2,756 ▲ +0.79% XRP $1.6080 ▲ +6.06% SOL $118.4300 ▲ +1.24%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.40 ▼1.24 % ARI 4,368 ▼0.19 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.40 ▼1.24 % ARI 4,368 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Politika

Basha: Do të rikthejmë lirinë e votës, duke shkëputur lidhjet e politikës me krimin

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i kësaj force Lulzim Basha dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku tha se grupi që ai udhëheq është i vendosur të këpusë hallkat lidhëse të krimit me politikën, si dhe për rikthimin e lirisë së votës në vend.

Sipas Bashës, problemi i blerjes së votës përmes bashkëpunimit të politikës me kartelin e drogës është një problem kombëtar dhe jo vetëm i Partisë Demokratike.

“Konkluzioni i grupit në raport me atë që duhet të bëjmë nesër, është ajo që e dinë të gjithë qytetarët, se aleanca e politikës me krimin dhe në veçanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Edi Ramën shkatërruan procesin politik në zgjedhjet e Dibrës. Ky është një problem jetik për të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm PD-në dhe opozitën. Grupi tregoi vendosmëri të plotë dhe të gjithanshëm, siç unë e kam shpallur. Vendosmërinë e PD-së për të këputur hallkën lidhëse të krimit me politikën, që e ka futur Shqipërinë në një situatë të paprecedentë. Hapat e mëtejshëm që do të diskutojmë, aksioni politik me qytetarët dhe aleatët tanë që do të ndërmarrim, do të na mundësojë që ne t’ia dalim të këpusim këto hallka dhe të rikthejmë lirinë dhe të drejtën e votës”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.