☁️
Tiranë 15°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.69 ▼3.29%
ARI 3,913 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,168 ▲ +0.25% ETH $2,290 ▲ +0.95% XRP $1.2516 ▼ -0.1% SOL $94.3200 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.69 ▼3.29 % ARI 3,913 ▲0.36 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.69 ▼3.29 % ARI 3,913 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Basha: Hapja e bazës së Wizz Air në Prishtinë, hap i rëndësishëm për aviacionin civil në Kosovë

Ministri në detyrë, Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka vlerësuar si një moment të rëndësishëm për aviacionin civil në Kosovë hapjen e bazës së kompanisë ajrore Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Përmes një reagimi, Basha ka thënë se pas diskutimeve me menaxhmentin e kompanisë, Wizz Air është bindur se Kosova po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët ndërkombëtarë dhe se sektori i aviacionit në vend po shënon përparim.

Sipas tij, prioritet mbeten zgjerimi i linjave ajrore, rritja e numrit të destinacioneve dhe ofrimi i çmimeve më të favorshme për qytetarët.

“Republika e Kosovës sot shënoi një moment të rëndësishëm në fushën e aviacionit civil, me hapjen e bazës së kompanisë Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’. Pas diskutimeve të shumta me menaxhmentin e Wizz Air, kompania është bindur se vendi ynë po bëhet gjithnjë e më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë dhe se sektori i aviacionit në Kosovë po forcohet nga viti në vit. Linja të reja, më shumë destinacione dhe çmime më të favorshme për qytetarët tanë janë në fokusin tonë si Qeveri në fushën e aviacionit civil. Këto janë arritje konkrete që po i realizojmë me hapa të sigurt, duke e rritur lidhjen e Kosovës me Evropën dhe botën”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, zgjerimi i operimeve të kompanive ndërkombëtare ajrore përbën një hap të rëndësishëm në rritjen e lidhjeve të Kosovës me tregjet evropiane dhe globale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.