☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.82 ▲0.8%
ARI 4,029 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,019 ▼ -2.87% ETH $2,277 ▼ -3.61% XRP $1.2514 ▼ -5.75% SOL $97.3900 ▼ -5.04%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Basha për shpërthimin në Ballsh: Privatizimi i ARMO-s, klientelist – Rama në ekspozita pikture

Pasi vizitoi 4 të djegurit nga shpërthimi i djeshëm në rafinerinë e naftës në Ballsh, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se privatizimi i kompanisë ARMO është bërë në mënyrë klienteliste.

Basha shtoi se vendi po kalon një gjendje të rëndë ndërsa kryeministri e braktis atë për të hapur ekspozita luksoze në botë.

“Dje ndodhesha në Mallakastër disa orë para shpërthimit, siguria në punë ishte tema e diskutimit. I siguroj se PD dhe unë do ta ndjekim këtë çështje deri në fund.

Kemi ngritur dyshimet tona për mënyrën jo transparente të këtij privatizimi klientelist të Armos, ku shkojnë këto përfitime?! Kemi dyshimet tona sa i përket shfrytëzimit pa kriter të krahut të punës.

Prej dy javësh kemi përgatitur kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për punën e naftëtarëve.

Vendi po kalon një gjendje të keqe ndërsa kryeministri e ka braktisur detyrën”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.