☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.82 ▲0.8%
ARI 4,029 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,019 ▼ -2.87% ETH $2,277 ▼ -3.61% XRP $1.2514 ▼ -5.75% SOL $97.3900 ▼ -5.04%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Basha takon Ambasadorin e OSBE-së, Borchardt: Të garantohen kushtet për zgjedhjet e 2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Ambasadorin e ri të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Në takim, Basha bëri një prezantim të situatës së rënduar në vend me theks të veçantë nevojën akute për garantimin e kushteve për zgjedhjet e ardhshme.

“Në mënyrë të qëllimshme, Rama pengon bërjen efektive të komisionit për reformën zgjedhore dhe që prej muajit Maj ka refuzuar platformën e paraqitur nga Partia Demokratike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha.

Reforma, theksoi ai, u vonua qëllimisht, për të mos mundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. Shumë të rëndësishme, e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike, çështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.

Lidhja e krimit me politikën, paraja e siguruar nga trafiqet, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri theksoi kreu i opozitës.

Zgjedhjet e 2015-ës e më pas ato të Dibrës, treguan qartë se Edi Rama do të përdorë paratë e drogës dhe rrjetet kriminale për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa krimi do të blejë pushtet politik. Kjo përbën‎ rrezikun më të madh për zgjedhjet e ardhshme, theksoi zoti Basha. Ai shtoi se zgjedhjet e ardhshme janë dhe arsyeja pse Rama ka bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Ambasadori Borchardt  garantoi zotin Basha se OSBE me ekspertët e saj do të angazhohet për të asistuar funskionimin sa me parë të komisionit të Reformës Zgjedhore për të përmirësuar legjislacionin në përputhje me rekomandimet e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.