☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,567 ▲0.31%
DOW 52,638 ▲0.29%
NASDAQ 26,266 ▲0.23%
NAFTA 71.28 ▼1.11%
ARI 4,114 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,906 ▲ +1.75% ETH $1,790 ▲ +2.77% XRP $1.1027 ▲ +0.82% SOL $77.7300 ▲ +0.03%
S&P 500 7,567 ▲0.31 % DOW 52,638 ▲0.29 % NASDAQ 26,266 ▲0.23 % NAFTA 71.28 ▼1.11 % ARI 4,114 ▼0.66 % S&P 500 7,567 ▲0.31 % DOW 52,638 ▲0.29 % NASDAQ 26,266 ▲0.23 % NAFTA 71.28 ▼1.11 % ARI 4,114 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

BDI: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Bilall Kasamit, jo shpërbërjen e këshillit komunal të Tetovës

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar sërish kundër politikave të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Sipas tyre, ai edhe një herë dëshmoi para qytetarëve pafuqinë e tij politike dhe institucionale.

Në pamundësi për të marrë përgjegjësi dhe për të zgjidhur problemet e Tetovës, tani tenton ta kamuflojë dështimin e tij me teori për zgjedhje të reja për Këshillin e Komunës së Tetovës, theksohet në komunikatën e BDI-së.

Reagimi i plotë:

Bilall Kasami, i njohur që në rini për vargjet e lavdisë kushtuar Josip Broz Titos, më pas pjesë e koalicionit parazgjedhor “Mozheme”, e sot pjesë e një Qeverie pa legjitimitetin e shqiptarëve, pafuqinë e tij politike e ka demonstruar disa herë para opinionit. E pamë kur Kryeministri ia ndali fjalën publikisht, e pamë në raport me ministra të Qeverisë dhe po e shohim sërish sot, kur nuk ka guxim politik të mbrojë emrat e rrugëve dhe shesheve të Tetovës.

Në vend të veprimit, Bilall Kasami prodhon teori juridike të paqena. Në vend të përgjegjësisë, kërkon alibi. Në vend të bashkëpunimit për zgjidhjen e problemit, tenton të krijojë krizë artificiale dhe ta përdorë atë si pretekst për zgjedhje të reja.Për hir të së vërtetës, BDI si pikë të rendit të ditës nuk e ka propozuar listën e njëjtë të emrave të abroguar nga Gjykata Kushtetuese. Lista e propozuar përmban gjithsej 67 emra dhe, rrjedhimisht, kjo çështje nuk mund të përdoret si shkak apo pretekst për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës.

Bilall Kasami, në vend që t’i ikë përgjegjësisë, duhet të bashkëpunojë me këshilltarët dhe forcat politike që ky problem të zgjidhet në interes të Tetovës dhe qytetarëve të saj. Por, si duket, ai nuk ka marrë ende leje nga OBRM-PDUKM-ja që të votojë nismën e shqiptarëve për rikthimin e emrave të rrugëve dhe shesheve, të cilët u abroguan në mënyrë antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Sot pyetja është shumë e qartë: a ka marrë Bilall Kasami leje nga OBRM-PDUKM që të votojë nismën e shqiptarëve? Nëse ka vullnet, le ta votojë. Nëse nuk guxon, le ta thotë publikisht se pret leje nga partnerët e tij qeveritarë.

Nëse Bilall Kasami dhe partnerët e tij duan zgjedhje, atëherë BDI kërkon që të mos fshihet pas shpërbërjes së Këshillit Komunal. Le të japë Bilall Kasami dorëheqje të menjëhershme nga posti i Kryetarit të Komunës së Tetovës dhe le të shkojmë në zgjedhje.Një kryetar komune që nuk ka aftësi të zgjidhë as edhe një problem të vetëm të Tetovës, që për çdo dështim kërkon alibi, që për çdo përgjegjësi fajëson të tjerët dhe që për çdo vendim pret sinjal nga partnerët e tij në Qeveri, nuk mund ta mbajë peng as Këshillin Komunal dhe as qytetarët e Tetovës.

Nëse Bilall Kasami do zgjedhje, le të mos sakrifikojë Këshillin për të shpëtuar veten. Le të japë dorëheqje dhe të përballet vetë me qytetarët e Tetovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.