🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,396 ▲0.8%
DOW 49,577 ▼0.04%
NASDAQ 26,190 ▲1.49%
NAFTA 95.94 ▲1.19%
ARI 4,723 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $79,774 ▼ -0.08% ETH $2,294 ▲ +0.08% XRP $1.3957 ▲ +0.37% SOL $89.7100 ▲ +1.38%
S&P 500 7,396 ▲0.8 % DOW 49,577 ▼0.04 % NASDAQ 26,190 ▲1.49 % NAFTA 95.94 ▲1.19 % ARI 4,723 ▲0.25 % S&P 500 7,396 ▲0.8 % DOW 49,577 ▼0.04 % NASDAQ 26,190 ▲1.49 % NAFTA 95.94 ▲1.19 % ARI 4,723 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Maqedonia

BDI kërkon hetim ndaj Burim Latifit dhe kontratave të dyshimta në MEPSO

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet në MEPSO, duke akuzuar drejtues të afërt me VLEN-in për lidhje të kontratave të dyshimta me kompaninë ELNOS BL DOOEL Shkup.

Nga partia opozitare thonë se në opinion ka dalë edhe një kontratë tjetër, e cila sipas tyre thellon dyshimet për keqpërdorime dhe mungesë transparence në procedurat tenderuese të institucionit.

Sipas BDI-së, bëhet fjalë për kontratën me numër 23817/2025, të nënshkruar më 8 korrik 2025, për furnizim me pajisje, ndërmjet MEPSO-s dhe kompanisë ELNOS BL DOOEL Shkup, kompani që opozita e lidh me struktura të afërta me Milorad Dodikun nga Republika Srpska.

Reagimi i plotë i BDI-së:BDI: Kontratë e re – e dyta me radhë me dyshime të reja për Burim Latifin, i cili sërish është në qendër të skandalit në MEPSOBashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se ka dalë në dritë edhe një kontratë tjetër e lidhur me kompaninë ELNOS BL, e nënshkruar në kuadër të një furnizimi publik të MEPSO-s, institucion i udhëhequr nga kuadro të afërta me VLEN-in.Sipas Kontratës me numër 23817/2025, e nënshkruar më 08.07.2025, MEPSO ka lidhur kontratë për furnizim me pajisje me kompaninë ELNOS BL DOOEL Shkup, kompani e afërt me Milorad Dodikun nga Republika Srpska, kompani e cila tashmë prej disa ditësh ndodhet në qendër të opinionit publik për shkak të dyshimeve për dëme milionëshe dhe procedura të dyshimta tenderuese.

E pyesim Burim Latifin:

• Pse sërish të njëjtat kompani fitojnë kontrata nga MEPSO?• Sipas cilave kritere është përzgjedhur operatori ekonomik?• A është bërë kontroll i plotë i kompanisë dhe kapaciteteve të saj?• Kush do të mbajë përgjegjësi nëse vërtetohen dyshimet për keqpërdorime?Në vend të transparencës, opinioni publik po sheh heshtje, fshehje dhe panik. Burim Latifi tashmë prej ditësh shmang përgjigjet ndaj pyetjeve që lidhen me këto kontrata, ndërsa institucionet heshtin përballë indikacioneve serioze për keqpërdorim të mundshëm të mjeteve shtetërore.BDI kërkon:• Hetim urgjent dhe të pavarur për të gjitha kontratat e lidhura me ELNOS BL;• Publikimin e të gjithë dokumentacionit tenderues;• Përgjegjësi politike dhe penale nëse konstatohen paligjshmëri.Qytetarët meritojnë përgjigje, jo heshtje. Skandali në MEPSO po bëhet gjithnjë e më i thellë, ndërsa Burim Latifi po mbetet gjithnjë e më shumë simbol i jotransparencës dhe kontratave të dyshimta, si dhe person që bashkëpunon dhe lidh kontrata të dyshimta e jotransparente me kompani të afërta me Milorad Dodikun.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.