☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 71.53 ▼0.54%
ARI 4,037 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $59,419 ▼ -2.32% ETH $1,559 ▼ -3.62% XRP $1.0334 ▼ -3.96% SOL $67.3700 ▼ -0.36%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 71.53 ▼0.54 % ARI 4,037 ▼0.27 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 71.53 ▼0.54 % ARI 4,037 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Politika

Begaj në Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Duhet të forcojmë mbrojtjen kibernetike në vend

Edhe e dyta mbledhje e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, pas marrjes së detyrës nga Bajram Begaj si president, iu dedikua situatës aktuale të sigurisë kibernetike në Shqipëri dhe forcimin e mbajtjes pas sulmeve të vitit të shkuar nga Irani.
Ligji i ri për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do i shërbejnë më së miri ndërtimit të kapaciteteve moderne dhe të avancuara nga pikëpamja teknologjike në funksion të forcimit të mbrojtjes kiberentike. Nga ana tjetër, pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe të financuar nga Republika Islamike e Iranit, e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre.”– tha Begaj në fjalën e tij.

Ligji njoftohet se ka mbërritur në Kuvend për miratim dhe është përgatitur edhe në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë.

Presidenti Bajram Begaj deklaroi në këshill se vijojnë sulmet kibernetike ndaj sistemeve tona dixhitale.

“Janë shtuar në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuara dhe më komplekse duke rritur shkallën e vështirësisë së përballimit të tyre. Gjithashtu, pothuaj një vit pas sulmeve shkatërrimtare është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme dhe ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike”-shtoi Begaj.

Pjesë e diskutimeve në këshill deklaroi presidenti, janë edhe çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare, të lidhura me kërcënimet që vijnë nga Irani, qofshin këto në formën e propagandës, kërcënimeve diplomatike apo me natyrë hibride.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.