☁️
Tiranë 33°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,403 ▲0.61%
DOW 52,175 ▲0.63%
NASDAQ 25,626 ▲0.59%
NAFTA 70.00 ▼0.48%
ARI 4,038 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $61,005 ▼ -1.59% ETH $1,624 ▼ -2.16% XRP $1.0690 ▼ -1.52% SOL $67.8700 ▼ -2.15%
S&P 500 7,403 ▲0.61 % DOW 52,175 ▲0.63 % NASDAQ 25,626 ▲0.59 % NAFTA 70.00 ▼0.48 % ARI 4,038 ▲0.73 % S&P 500 7,403 ▲0.61 % DOW 52,175 ▲0.63 % NASDAQ 25,626 ▲0.59 % NAFTA 70.00 ▼0.48 % ARI 4,038 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Politika

Begaj: Shqipëria shkon drejt BE-së me identitetin e saj kulturor

Presidenti i Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare mbi rëndësinë e Toponimisë në Formësimin e Identitetit Kulturor Shqiptar, të organizuar në Tiranë nga Instituti i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Begaj vlerësoi përpjekjen kërkimore shkencore që merr një rendësi të veçantë në një kohë vendimtare për Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian.

“Shqipëria shkon drejt Bashkimit Evropian jo duke lënë pas vetes identitetin e saj, por duke e marrë atë me vete si vlerë, si vlerë të shtuar”, – deklaroi Presidenti Begaj, duke theksuar se: “ Evropa nuk është një hapësirë që kërkon zbehjen e kulturave kombëtare. Përkundrazi, ajo është ndërtuar mbi bashkëjetesën e gjuhëve, traditave, kujtesës dhe përvojave të ndryshme historike. Në këtë shumësi, identiteti shqiptar bëhet një pasuri që i përket natyrshëm historisë kulturore të kontinentit”.

Presidenti vlerësoi, gjithashtu, faktin që këto studime gjuhësore dhe antropologjike dëshmojnë se Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë, kulturalisht dhe historikisht, pjesë e pandarë e Mesdheut dhe Evropës.

“Kjo e bën edhe më të qartë se integrimi ynë evropian nuk është vetëm një projekt institucional i së tashmes, por edhe një ritakim zyrtar me një hapësirë ku, në kuptimin kulturor, kemi qenë gjithmonë të pranishëm”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Ai vlerësoi, gjithashtu, shtrirjen e studimeve të toponimisë dhe të antropologjisë përtej hartës së Shqipërisë, duke përfshirë trevat në rajon dhe Diasporën, arbëreshët, si dhe komunitetet arvanitase.

Një pjesë të rëndësishme të nismës Presidenti Begaj vlerësoi dhe përfshirjen e të rinjve dhe shkollave.

“Në një kohë kur flasim me shqetësim për tkurrjen demografike, për uljen e numrit të nxënësve dhe për sfidat e arsimit, çdo projekt që e afron rininë me dijen, me kërkimin dhe me kulturën kombëtare meriton mbështetje, meriton respekt”, – deklaroi presidenti.

Në fund të fjalës, Kreu i Shtetit inkurajoi akademiket dhe kërkuesit shkencorë për vijimin e nismave të tilla për shndërrimin e tyre në një model bashkëpunimi mes institucioneve shkencore, shkollave, komuniteteve dhe Diasporës.

“Sepse kur toka flet me emra, ajo nuk flet vetëm për të shkuarën. Ajo na flet edhe për përgjegjësinë që kemi ndaj së ardhmes”, – deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.