☁️
Tiranë 8°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.59 ▼0.52%
ARI 3,960 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,073 ▲ +0% ETH $2,266 ▲ +0.42% XRP $1.2546 ▲ +0.42% SOL $92.0600 ▼ -0.14%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

BEJRUT – Libani heq dënimin me vdekje, vendi i parë arab që e ndalon

BEJRUT, 11 gusht /ATSH-DPA/- Parlamenti i Libanit miratoi sot një ligj historik që shfuqizon dënimin me vdekje dhe e zëvendëson atë me burgim të përjetshëm, duke e bërë Libanin vendin e parë arab që e heq zyrtarisht dënimin kapital.

Ligji u miratua me shumicën e votave në parlamentin me 128 anëtarë, ndërsa blloku parlamentar i Hezbollahut votoi kundër.

Ministri i Drejtësisë, Adel Nassar, e cilësoi vendimin si një “hap historik” për Libanin.

Sipas ligjit të ri, personat që kanë kryer krime para hyrjes së tij në fuqi do të dënohen me burgim të përjetshëm, ndërsa për veprat e kryera pas hyrjes në fuqi parashikohet burgim i përjetshëm i rënduar.

Nisma ishte paraqitur në parlament në tetor 2025 dhe ishte mbështetur nga shtatë deputetë nga grupe të ndryshme politike.

Heqja e dënimit me vdekje vjen pas vitesh fushate nga organizatat libaneze dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Edhe pse ekzekutimet në Liban janë pezulluar de facto që nga viti 2004, dënimi me vdekje vazhdonte të ishte pjesë e legjislacionit.

Komisioni Kombëtar për të Drejtat e Njeriut kishte kërkuar vazhdimisht heqjen e tij, duke argumentuar se sistemi penal duhet të respektojë dinjitetin njerëzor dhe të synojë rehabilitimin. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.